RMV, deklarata e Bilall Kasamit pas votimit në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale

Kryetari i Lëvizjes Besa dhe kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami paradite votoi për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në vendvotimin 1947 në gjimnazin “Kiril Pejçinoviq në Tetovë, njofton Portalb.mk.

“Sot dola që ta shftyzoj të drejtën time kushtetuese që të votoj për autoritetet e ardhshme lokale në Komunën e Tetovës. Apeloj deri te të gjithë bashkëqytetarët e mi që masovikisht të dalin të votojnë dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese dhe të vendosin për ardhmërinë e Tetovës, të vendosin për ardhmërinë e fëmijëve të tyre. Me votën tuaj të garantuar votoni për të nesërme më të mirë, për të nesërme më të ndritshme. Siç sot është moti me diell shpresojmë se me votën tuaj ju do të votoni për ardhmëri më të ndritshme të Tetovës dhe qytetarët e saj”, deklaroi Kasami.

LEXO: Maqedonia e Veriut voton në rreth të dytë, të gjitha lajmet për procesin, minutë pas minuti

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button