CIVIL: Parregullsitë në procesin zgjedhor deri në orën 13

Monitorimi i OJQ “Civil” i rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale 2021 në Maqedoninë e Veriut, deri në ora 13 tregon për disa parregullësi, njofton Portalb.mk.

Në vijim është raporti i “Civil” pa ndërhyrje të redaksisë:

Në Vendvotimin 1061, Kumanovë, në objektin e NP Ujësjellësi, ka ndodhur obstruksion ndaj vëzhguesit të CIVIL-it, i kërkohen dokumente shtesë për legjitimim dhe pengohet në vëzhgim – nuk i lejohet qasje në Vendvotim, ndërsa si arsye është theksuar hapësira e vogël fizike dhe kovid protokollet. Kryetari i Bordit Zgjedhor ka bërë kontroll të panevojshëm të dokumenteve të vëzhguesit dhe është konsultuar me KKZ-në.

Bllagica Dimitrovska nga INKLUZIVA në profilin e saj në Fejsbuk, publikoi se paravanet për votimin e personave me aftësi të kufizuara janë hedhur në tokë dhe nuk janë vendosur në vendvotimet në 1063 në ish Shkollën Ekonomike në Kumanovë. “A respektohen në këtë mënyrë të drejtat zgjedhore të votuesve me aftësi të kufizuara? Vendvotimi 1063 në Kumanovë, paravanet janë hedhur në korridor”, shkruan Dimitrovska. Ajo i ftoi qytetarët të paraqesin parregullsitë.

Në Vendvotimin 1708, Llozovë, në Shkollën Fillore në f. Dorfulija; kryetari i sapo zgjedhur i komunës i në rrethin e parë në komunë tjetër, si vëzhgues partiak i këtij vendvotimi, del jashtë vendvotimit dhe bën agjitim ndaj votuesve.

Në Vendvotimin 0048, Manastir, Sh.F. “Taki Daskallo”, një person pa dokument identifikimi, votuesi ka deklaruar se e ka harruar letërnjoftimin në shtëpi, ndërsa nga ana e Bordit Zgjedhor i është lejuar të votojë, në Vendvotimin 0057, në shkollën e njëjtë, një votues ka qenë i regjistruar në vendin e një votuesi tjetër, pas së cilës e regjistruan në ditar; ka edhe shkelje të privatësisë së votës me leximin e votuesve në zë nga ana e anëtarëve të Bordit Zgjedhor.

Vendvotimin 1248, Demir Kapija, Shkolla Fillore f. Barovë, pamundësimi i realizimit të së drejtës së votës të personave me aftësi të kufizuara fizike nga ana e pjesëtarëve të Bordit Zgjedhor, të cilët paravanin e tretë votues, të dedikuar për personat me aftësi të kufizuara fizike, e kanë vendosur në dritare si mbrojtëse ndaj diellit.

LEXO: Maqedonia voton, mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale 2021

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button