MPB: Dy incidente zgjedhore në Kërçovë dhe një në Tetovë (VIDEO)

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), Toni Angellovski në një deklaratë për mediat tha se policia ka regjistruar 3 incidente gjatë procesit zgjedhor në RMV, dy në territorin e Kërçovës dhe një në Tetovë, njofton Portalb.mk.

“Në Kërçovë kemi arrestuar një person – votues, sepse ai e ka shqyer fletëvotimin pasi ka votuar. Kundër këtij personi do të ngitet kallëzim penal. Në rajonin e Kërçovës, kemi kallëzim për fotografim të fletëvotimit dhe MPB punon në zbardhjen e rastit” tha Angellovski.

Në Tetovë, sipas tij, një votuese ka tentuar të votojë pa dokument identifikimi.

“Më saktësisht, ajo ka treguar fotografinë e lejes së vozitjes nga telefoni celular, dhe kjo nënkuptohet që nuk është dokument për identifikim. Pasi që i është thënë se nuk mund të votojë në atë mënyrë, ajo ka treguar sjellje agresive ndaj anëtarëve të Këshillit Zgjedhor dhe MPB punon në zbardhjen e rastit” tha zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), Toni Angellovski.

Ai tha se ka edhe disa paraqitje në polici për agjitim në Koçan, Kratovë dhe në disa vende të tjera, megjithatë policia do të veprojë vetëm atëherë kur të dëshmojë që kjo ka ndodhur.

Ai tha se në përgjithësi votimi është i qetë, i rregullt dhe pa incidente të mëdha.

Anegllovski bëri apel që të paraqitet në polici cdo shkelje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button