CIVIL: ka disa parregullësi në procesin e votimit

Monitorimi i OJQ “Civil” i rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale 2021 në Maqedoninë e Veriut, deri në ora 11 tregon për disa parregullësi, njofton Portalb.mk.

Në vijim është raporti i “Civil” pa ndërhyrje të redaksisë:

Në Vendvotimin 1001 në Kumanovë është vërejtur shkelje e privatësisë së votimit me atë që paravanët zgjedhor janë të vendosura në mënyrë që nga dritarja mund të shihet se çka rrethon votuesi pas paravanit. Numër i madh i votuesve tashmë kanë votuar në kushte të tilla, gjë që ndikon në privatësinë e së drejtës së votimit.

Në vendvotimin 2509/1, në Sh.F. “26 Maji”, Gazi Babë, votimi filloi me atë që një kuti nuk ishte e lidhur. Pas reaksionit të vëzhgueses nga CIVIL-i, u korrigjua dhe e lidhën kutinë.
Në shkollën e njëjtë në 11 vendvotime ka vetëm nga një paravan, ndërsa në dy vendvotime votimi filloi me paravanë të improvizuar. Bordet zgjedhore kanë bërë paravan për votim me atë që mbi një bankë shkollore kanë vendosur bankë shkollore tjetër të kthyer nga pas dhe nga hamerë dhe kartonë kanë bërë paravan mbrojtës që të munden qytetarët të votojnë.

Vendvotimi 0987, Rankovc, në Shkollën Fillore në f. Rankovc, shkelje e privatësisë së votimit nga ana e votuesit, i cili e ka fotografuar fletëvotimin, pas së cilës votuesi është paraqitur diku dhe ka njoftuar për fotografim.

Parregullsitë zgjedhore siç janë presionet, ryshfeti,shfrytëzimi, keqpërdorimet, problemet me Listën Zgjedhore, shkelja e heshtjes zgjedhore, gjuha e urrejtjes, gjegjësisht gjithçka që qytetaret dhe qytetarët konsiderojnë që nuk është në pajtim me kuptimin e tyre për zgjedhje të lira, të drejta dhe demokratike, mund ta paraqesin në CIVIL.

Në Sh.F. “Dane Krapçev” ka paravan, por nuk ka qasje për votimin e personave me aftësi të kufizuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button