Prokuroria i ndjek ndodhitë e lidhura me procesin zgjedhor, sot do të ketë kujdestari plotësuese

Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut vazhdon në kontinuitet t’i ndjek ndodhitë e lidhura me procesin zgjedhor, përmes Komisionit të formuar të përkohshëm për ndjekje të parregullsive eventuale të lidhura me kryerjen e veprave penale kundër zgjedhjeve dhe votimit nga Kodi Penal dhe vepra të tjera penale të cilat do të bëheshin gjatë organizimit dhe realizimit të zgjedhjeve lokale, njofton Portalb.mk.

“Prokurorët publikë me përkushtim veprojnë në luftën kundër veprave penale të lidhura me procesin zgjedhor dhe votimit, duke dhënë kontribut drejt mënjanimit dhe parandalimit të tyre”, njoftuan nga Shërbimi për marrëdhënie me opinionin pranë Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Edhe gjatë ditës së zgjedhjeve, në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, më 31 tetor 2021, do të vendosen kujdestari plotësuese në prokuroritë publike. Në proces të njoftimit të koordinuar të ndërsjellë, thuhet në kumtesë, Komisioni do ta ndjekë procesin e votimit në të gjithë komunat ku ka rreth të dytë të zgjedhjeve.

“Urgjentisht dhe me prioritet prokuroritë do të vazhdojnë të veprojnë për indiciet për vepra të kryera penale të lidhura me zgjedhjet. Njoftimet e marra menjëherë do të përcillen deri te prokuroritë adekuate themelore publike, në drejtim të verifikimit të informatave dhe sjellje të vendimeve për veprim të mëtejshëm”, qëndron në kumtesë.

Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut përkujton se në funksion është hapur adresa elektronike [email protected], ku secili që mendon se në ndonjë procedurë ka indicie për vepër të kryer penale të lidhur me procesin zgjedhor mund të dorëzojë parashtresë/denoncim deri te Komisioni për ndjekje të parregullsive zgjedhor.

LEXO: Maqedonia voton, mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale 2021

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button