Dashtevski: Pres ditë të qetë dhe votim demokratik dhe votim demokratik

Ditë të qetë zgjedhore dhe votim demokratik nesër, pa probleme teknike me aparatete për shenja nga gishtërinjtë dhe numërim më të shpejtë për shkak të numrit më të vogël të fletëvotimeve dhe më pak kandidatë në krahasim me rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, pret kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski, njofton Portalb.

“Duke pasur parasysh problemet që u paraqitën dhe inztervenimet që u bënë, ne fituam përvojë solide dhe tani do të jetë shumë më mirë dhe siç do të kalojë koha sistemi do të perfeksionohet. Kemi edhe Plan aksional se si të zhvillohet votimi atje ku do të krijohen radhë. Por, unë nuk pres tani ashtu të jetë për shkak të në raundin e parë kishte katër milionë e gjysmë fletëvotime, tani ka njl milion e gjashtëqind mijë, që është shumë më pak. Ka gjithkund nga dy kandidatë, në Qytetin e Shkupit ka nga dy fletëvotime, ndërsa në komunat e tjera ka nga një fletë”, deklaroi Dashtevski.

Komisionit zgjedhore komunale, tha, janë njoftuar nga KSHZ-ja se si të veprojnë nëse krijohet radhë – anëtari i këshillit zgjedhor duhet ta realizojë radhën dhe t’i lëshojë votuesit sipas asaj se sa persona duhet të hyjnë brenda, gjegjësisht aq persona sa paravane që ka.

Pret edhe numërim më të shpejtë të fletëvotimeve dhe kohë më të shkurtër që të fitohen rezultatet nga votimi.

Do të ketë 300 vëzhgues më shumë në krahasim me rrethin e parë, gjegjësisht rreth 1500. Sipas Dashtevskit, kjo është për shkak se zgjedhje tani do të ketë në 44 komuna kështu që njerëzit janë liruar nga shumë vende rrethi i parë dhe janë rikahëzuar të vëzhgojnë në komunat për të cilat janë të interesuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button