fbpx

RMV, u mbajt rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale 2021, gjithçka që ndodhi

Sot në Maqedoninë e Veriut mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale 2021. Votimi u zhvillua në komunat ku kishte balotazh, gjithsej 44 komuna. Kutitë u mbyllën në ora 19:00, shkruan Portalb.mk.

1 nëntor

15:32 – Dallimi mes komunave të fituara nga partitë në vitin 2017 dhe 2021 (Infografik)

13:11 – Harta me fituesit e zgjedhjeve lokale në RMV (Infografik)

00:13 –  Zaevi e pagoi çekun e zgjedhjeve, Ahmeti e humbi qytetin e selisë së partisë

31 tetor

Më poshtë ndiqni gjitha zhvillimet e ditës së votimit minutë pas minuti. Klikoni linkun për të marrë më shumë informata.

22:49 – Mickoski: Fitore për zgjedhje të reja parlamentare, me siguri të jashtëzakonshme (VIDEO)

22:31 – LSDM humbi Shkupin, Zoran Zaevi dha dorëheqje (VIDEO)

22:25 – Gara për Qytetin e Shkupit, Danella Arsovska shpalli fitore, Shilegov e pranoi humbjen

22:16 – Dibra përsëri pa kryetar – do të zgjidhet më 14 nëntor

22:11 – Stevço Jakimovski shpalli fitoren në Karposh

22:08 – Fatmir Dehari nga BDI shpalli fitore në Kërçovë

22:06 – Kasami: Fituam, por prej nesër na pret punë e madhe (VIDEO)

21:51 – Strugë, Idri Istrefi pranoi humbjen nga Merko i BDI-së

21:40 – Kandidati i LSDM-së pranoi humbjen në Kumanovë, Dimitrievski feston (VIDEO)

21:29 – Zeqiri: Bindshëm fituam Gostivarin dhe Vrapçishtin, në vendvotimin 0543 në Dibër ka tentime për të pamundësuar fitoren e Bekim Pocestës (VIDEO)

21:20 – Arben Taravari feston fitoren në Gostivar (VIDEO)

21:02 – Gara për Qytetin e Shkupit, Danella Arsovska me epërsi ndaj Petre Shilegovit

20:57 – Spasovski: Zgjedhje të qeta dhe të ndershme – kallëzime penale ndaj pesë zyrtarëve policor (VIDEO)

20:46 – Deri te prokuroritë themelore publike kanë mbërritur një numër i vogël i denoncimeve për parregullsi zgjedhore

20:38 – LSDM: Fitoi demokracia përkundër tentimeve për komprometim të procesit zgjedhor (VIDEO)

20:34 – Teuta Arifi: E pranoj verdiktin e popullit, i dëshiroj sukses kundërkandidatit (VIDEO)

20:15 – Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti tregoi se cilat komuna i kanë fituar

20:15 – Arianit Hoxha: Lëvizja Besa fiton Tetovën dhe Zhelinën, mund të festojmë (VIDEO)

20:05 – Bujar Osmani: Jemi krenar për zgjedhjet sot (VIDEO)

19:47 – VMRO-DPMNE: Qeveria në panik, populli vendosi për ndryshim (VIDEO)

19:21 – SPB Tetovë: Një grua ka thirrur në telefon qytetarët për të shitur vota

19:16 – Deklarata e Hristijan Mickoskit pas votimit në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale

19:11 – Deklarata e Ziadin Selës pas votimit në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale

19:10 – RMV, dalja e votuesve deri në orën 18:30, krahasuar me rrethin e parë (INFOGRAFIK)

19:06 – Deklarata e Bilall Kasamit pas votimit në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale

19:01 – Deklarata e Ali Ahmetit pas votimit në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale

18:27 – CIVIL: Parregullsitë në procesin zgjedhor deri në orën 17

17:40 – RMV, dalja e votuesve deri në orën 17, krahasuar me rrethin e parë (INFOGRAFIK)

17:00 – CIVIL: Parregullsitë në procesin zgjedhor deri në orën 15

16:41 – Ryshfetin dhe parregullsitë tjera zgjedhore i raportoi Prokuroria në Maqedoninë e Veriut

16:11 – Policia i raportoi parregullsitë e fundit që ndodhën në procesin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

15:40 – RMV, dalja e votuesve deri në orën 15, krahasuar me rrethin e parë (INFOGRAFIK)

14:01 – Prokuroria: Është dorëzuar padi penale për pengim të zgjedhjeve, kemi pranuar dhe disa denoncime

13:46 – RMV, dalja e votuesve deri në orën 13, krahasuar me rrethin e parë (INFOGRAFIK)

13:16 – CIVIL: Parregullsitë në procesin zgjedhor deri në orën 13

12:50 – MPB: Dy incidente zgjedhore në Kërçovë dhe një në Tetovë (VIDEO)

12:25 – RMV, këto vendvotime nuk do të mbyllen në orën 19:00, është zgjatur procesi i votimit

12:07 – CIVIL: ka disa parregullësi në procesin e votimit

11:44 – RMV, dalja e votuesve deri në orën 11, krahasuar me rrethin e parë (INFOGRAFIK)

11:00 – Çka nëse pajisja e identifikimit nuk e njeh votuesin?

10:04 – Linjë telefonike falas në KSHZ për raportim të parregullsive

09:40 – RMV, dalja e votuesve deri në orën 09, krahasuar me rrethin e parë (INFOGRAFIK)

08:28 – Prokuroria i ndjek ndodhitë e lidhura me procesin zgjedhor, sot do të ketë kujdestari plotësuese

08:05 – Komiteti i Helsinkit: Denonconi lëndim të së votës në ditën e zgjedhjeve

07:45 – Dalja e votuesve në të gjitha zgjedhjet lokale të RMV-së (Infografik)

07:35 – RMV, vazhdon dhënia e letërnjoftimeve edhe sot për të pasur mundësinë e votës

07:15 – Numri i votuesve të regjistruar në të gjitha zgjedhjet lokale të RMV-së 1996-2021 (Infografik)

07:00 – Votimet u hapën. Në një vendvotim (0543) në Dibër ka përsëritje të votimit për kryetar komune dhe këshill, ndërsa në vendvotimin 2957/1 në Shuto Orizarë ka rivotim për anëtarë të këshillit. Gjykata Administrative e anuloi votimin në këto dy vende për votimin në rrethin e parë të zgjedhjeve të 17 tetorit.

Sot nuk ka votim për kryetar komune në Mavrovë-Rostushë dhe në Qendër Zhupë për shkak se nuk është plotësuar pragu ligjor për votim në rrethin e parë të zgjedhjeve për të dalë së paku një e treta e votuesve të regjistruar në Listën Zgjedhore. KSHZ-ja do ta informojë Qeverinë për këto dy komuna, e më pas në Mavrovë-Rostushë dhe Qendër Zhupë do të organizohet përsëritja e votimit për kryetar komune në pajtim me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale. Anëtarët e këshillit janë zgjidhur sepse për to nuk ka prag të votimit.

Për herë të parë këtë vit, votuesit po identifikohen me pajisje biometrike të identifikimit të gjurmëve të gishtave ‘fingerprint’. Këto pajisje përmbajnë vetëm të dhënat personale të votuesve nga Lista Zgjedhore në vendvotim. Votimi në këtë mënyrë në rrethin e parë shkaktoi probleme dhe rrëmujë në disa vendvotime, prandaj votimi ka vazhduar edhe për gjysmë ore, dhe kutitë u mbyllën në ora 19:30.

Përjashtim nga votimi me aparate identifikimi biometrike bëjnë personat që kanë votuar dje: të sëmurët, të pafuqishmit, personat me Covid-19 dhe të izoluar. Të burgosurit, të paraburgosurit, shtëpitë e të moshuarve dhe personat e zhvendosur brenda vendit votuan gjithashtu dje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button