RMV, dy persona janë arrestuar për dhënie ryshfet për vota në Shkup

Nëpunës policorë kanë privuar nga liria dy persona nga Shkupi për dhënie të të hollave në ndërrim për votë në zgjedhjet lokale, gjegjësisht kanë kryer vepër penale, informon Ministria e Punëve të Brendshjme, njofton Portalb.

“Sot rreth orës 14, nëpunës policorë nga SPB Shkup i kanë privuar nga liria G.Z.(59( dhe A.S.(63) nga Shkupi të cilët në lagjen shkupjane Dame Gruev kanë dhënë të holla në ndërrim për votë në zgjedhjet lokale, gjegjësisht kanë kryer vepër penale sipas nenit 162 nga KP ‘dhënie ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit’. Personave të cilëve u kanë dhënë të holla për vota u kanë marrë kopje nga letërnjoftimet, ndërsa gjatë arrestimit tek ata janë gjetur të holla dhe sende të tjera”, thonë nga MPB.

Pas dokumentimit të rastit do të dorëzohen parashtresa adekuate.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button