Inteligjenca amerikane: COVID-19 nuk është zhvilluar si armë biologjike

Agjencitë e inteligjencës amerikane njoftuan se origjinën e koronavirusit të ri (COVID-19) nuk do të mund ta përcaktojnë kurrë, por që virusi nuk është prodhuar për t‘u përdorur si një armë biologjike, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të BBC, në raportin e deklasifikuar të Zyrës së Drejtorisë së Inteligjencës Kombëtare (ODNI) e cila ndodhet në krye të institucioneve që kryejnë detyrë në fushën e inteligjencës në SHBA, thuhet se ka dy mendime të pranueshme që COVID-19 mund të ketë rrjedhur nga një laborator ose është zhvilluar në mënyrë natyrale dhe se origjina e COVID-19 nuk është mundur të përcaktohet.

Në raport vihet theksi se është arritur gjykimi përfundimtar se virusi nuk është zhvilluar për t‘u përdorur si një armë biologjike dhe se inteligjencat kanë mendime të ndara lidhur me burimin e mundshëm të virusit.

Katër shërbimet inteligjente vlerësojnë se virusi buron nga një kafshë e infektuar ose nga një virus tjetër por që niveli i besueshmërisë për këtë rezultat është i “ulët”.

Bëhet e ditur se një prej shërbimeve inteligjente ka paraqitur “besimin e nivelit të mesëm” se virusi është transmetuar tek njeriu si pasojë e një rrjedhjeje “aksidentale” me burim Institutin e Viriologjisë Wuhan në Kinë.

Zyrtarët kinezë nuk ishin në dijeni të virusit përpara se pandemia të shpërthente në fund të vitit 2019 në qytetin Wuhan, thuhet në deklaratën në të cilën vihet theksi se Kina ka penguar hetimin ndërkombëtar dhe ka bërë rezistencë në ndarjen e informacionit.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden në muajin maj kishte urdhëruar autoritetet e inteligjencës që të hetojnë origjinën e virusit përfshirë edhe rrjedhjen e pretenduar laboratorike të virusit e cila u mohua nga Kina.

Si pasojë e pandemisë në mbarë botën janë shënuar 4.9 milionë vdekje dhe rreth 240 milionë të prekur nga virusi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button