U publikuan 15 fituesit e shkollave fillore dhe të mesme në Maqedoninë e Veriut në Konkursin e organizuar nga Banka Popullore

Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut ka publikuar listën e nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme që kanë fituar në garën e organizuar nga Banka Popullore për nderë të Ditës Botërore të Kursimit – 31 tetor, transmeton Portalb.mk.

Nga klasa e parë deri në të pestën në kategorinë krijime artistike janë fitues: Stefan Trajkov, kl. II-2 SHFK “Vasil Glavinov“ – Veles; Marta Dimitrijeviç, kl. V-b SHFK “Mirçe Acev“ – Shkup dhe Mihaela Mladenovska kl. II SHFK “Goce Delçev” – Shkup.

Nga klasa e gjashtë deri në të nëntë në kategorinë krijime artistike janë fitues: Elion Miftari kl. VII-2 SHF “Përparimi” – Tetovë; Angela Belogaska kl. VII-b SHF “Grigor Prliçev” – Shkup dhe Leona Stojkovska kl. VIII-1 SHF “Koço Racin” – Kumanovë.

Në garë morën pjesë nxënësit me 889 punime nxënësish.

Nga klasa e parë deri në të pestën në kategorinë për poezi janë fitues: Sanja Saveska kl.II-2 SHF “Kuzman Josifoski – Pitu” – Kërçovë; Vedrana Todorovska, kl. III-b, SHF “Sh. Kirili dhe Metodi” – Veles; Teo Trajkovski, kl. V-b, SHF “Steve Naumov” – Shkup.

Nga klasa e gjashtë deri në të nëntë në kategorinë tregime janë fitues: Aurela Bajrami, kl. VII-2, SHF “Kirili dhe Metodi” – Tetovë; Andrea Dimitrova, kl. VIII-2, SHF “Nikola Karev” – Koçan dhe Kalina Ivkovska, kl. VI-b, SHF “Vojdan Çernodrinski” – Shkup.

Nga shkollat e mesme në kategorinë ese janë fitues:  Sandra Zdravkovska, viti i IV-t SHMQSH “Braka Miladinovci” – Shkup; Teodora Tasevska, viti i IV-t UASH “University American College Skopje” – Shkup; Stefanija Zdravkovska viti i IV-t SHMQSH “Braka Miladinovci” – Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button