Padi për 53 vjeçarin për shitblerjen e votave nga 1500 denarë te disa persona

Policia e Maqedonisë së Veriut ka thirrur në bisedë informative një 53 vjeçar nën dyshimin se ka kryer shitblerjen e votave nga 1500 denarë, transmeton Portalb.mk.

“Në RPB Koçani është raportuar se 53 vjeçari D.S. nga Koçani te disa persona ka dhënë nga 1500 denarë që ata të votojnë në xhiron e dytë të Zgjedhjeve Lokale për kandidatin për kryetar”, sqarojnë nga Policia e Maqedonisë së Veriut.

Për zbardhjen e rastit, policia ka realizuar bisedë informative me disa persona dhe 53 vjeçarin, ndaj të cilit është paralajmëruar padi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button