I ofruan 1000 denarë për një votë, ai i paraqiti në polici

Policia e Maqedonisë së Veriut ka thirrur në bisedë informative një person, pasi paraprakisht ishte denoncuar nga një 19 vjeçar për shitblerje të votës në Makedonska Kamenicë, transmeton Portalb.mk.

“Një 19 vjeçar nga fshati Cera në Makedonska Kamenica në Repartin policor në Makedonska Kamenicë ka paraqitur një vepër penale në bazë të nenit 162, paragrafi 1 nga Kodi Penal në RMV”, sqaroi Policia, duke shtuar që tashmë është njoftuar prokurori publik.

Raportohet që ai paraprakisht ishte ftuar nga V.V. në një shtab të partisë, duke i ofruar 1 000 denarë në këmbim të votës për një kandidat për kryetar. Policia paralajmëroi padi ndaj të dyshuarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button