Deponia ilegale e Strugës ka ngecur në seancë, shteti kërkon që të përcaktohet nëse gjykata në Strugë është kompetente për padinë e juristëve të rinj

Gjykata e Strugës ka anuluar seancën kryesore për procesin gjyqësor për dislokimin e deponisë së egër deri në përcaktimin e kompetencës reale të veprojë në bazë të padisë së Shoqatës së Maqedonisë të Juristëve të Rinj. Të paditurit, Ministria e Mjedisit Jetësor, Komuna e Strugës dhe Ndërmarrja Publike Komunale – Struga, kërkojnë që gjykata të deklarohet si jokompetente për këtë proces gjyqësor, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk.

Ndërkohë, juristët thonë se kompetenca reale është çështje që gjykata e përcakton para fillimit të procesit gjyqësor.

Pas disa padive penale të pasuksesshme kundër kryerësit të panjohur, kjo është padia e parë qytetare për deponinë e Strugës, ndërsa deri tani askush nuk është kapur dhe dënuar për djegiet.

“Gjykata kur e pranon padinë, gjykata sipas detyrës zyrtare vendosë nëse është realisht kompetente ose jo. Kështu që, është pak e çuditshme simpotmatike që gjykata pas seancës së 4-të për seancë kryesore vendosi të vendosë për këtë çështje, edhe pse supozimi ynë ishte që gjykata me sjelljen e saj veç më ka marrë vendim pas ankesave të këtilla”, tha Gligor Qatovski, përfaqësues i Shoqatës së Juristëve të Rinj.

Nga kjo shoqatë thonë se, në pajtueshmëri me dispozitat pozitive dhe Kushtetutës, shteti ka për obligim të sigurojë të drejtë të mjedisit të shëndetshëm jetësor.

“Të distancohemi nga ajo se çfarë vendimi do të marrë gjykata, por supozimi ynë është se gjykata do të sjell vendim të bazuar në ligj dhe në interes të qytetarëve në emër të së cilëve do ta sjell atë vendim. Tani jemi në kulmin e fushatës zgjedhore, dëgjojmë prej të gjitha partive politike agjenda të gjelbra dhe të drejtë të mjedisit jetësor, fokusim në mjedis të shëndetshëm jetësor dhe e gjithë kjo në foltoret partiake, ndërsa kur bëhet fjalë për procedurë gjyqësore shohim kundërshtime, e kontestojnë padinë”, shtoi Qatovski.

Anëtarët e SHMJR kërkojnë që Gjykata Themelore Strugë t’i obligojë të paditurit të ndalojnë deponim të mëtejmë të çfarë do lloj mbeturine në deponinë ilegale, të bëjmë dekontaminim dhe rikultivim të hapësirës në dhe përreth deponisë ilegale, të ëprgatitet dhe realizohet plan i sofistikuar për selektimin dhe riciklimin e mbeturinave në territorin e Komunës së Strugës, si dhe të përforcohet kapaciteti i shërbimeve inspektuese nga fusha e mbrojtjes së mjedisit jetësor.

Procesi gjyqësor për dislokimin e deponisë ilegale të Strugës ka filluar në prill të këtij viti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button