Tërmet tjetër në Shqipëri, është ndjerë edhe në Shkup

Rrjeti Telemetrik Sizmologjik i Maqedoninë së Veriut në Fakultetin Matematiko-Natyror Sot në ora 12:23 minuta, ka regjistruar tërmet, epiqendra e të cilit ka qenë në Shqipëri, 100km në jugperëndim nga Shkupi, gjegjësisht në zonën e Dibrës, njofton Portalb.mk.

Tërmeti ka pasur fuqi prej 3.6 shkallë sipas Rihterit, a popullata e vendeve perëndimore nga Maqedonia e Veriut e ka ndjerë me intensitet III deri në IV shkallë sipas Shkallës Evropiane Makrosizmike.

Sot në mëngjes autoritetet njoftuan se janë ndjerë një seri tërmetesh në perëndim dhe veriperëndim të RMV-së, me epiqendër në Dibër, nga ana e Shqipërisë:

  • në orën 08 e 05 minuta me magnitudë lokale Rihter ML4 dhe intensitet III-IV gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane,
  • në orën 08 e 09 minuta me magnitudë lokale Rihter ML7 dhe intensitet III gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane,
  • në orën 08 e 10 minuta me magnitudë lokale Rihter ML4 dhe intensitet IV gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane,
  • në orën 08 e 11 minuta me magnitudë lokale Rihter ML6 dhe intensitet III-IV gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane,
  • në orën 08 e 14 minuta me magnitudë lokale Rihter ML6 dhe intensitet III gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button