fbpx

Avokati i popullit: Të dielën linjë telefonike falas për denoncim të çdo lloj shkelje të së drejtës zgjedhore

Avokatit të Popullit njoftoi se të dielën (më datë 31 tetor), në ditën e mbajtjes së rrethit të dytë të Zgjedhjeve lokale gjatë periudhës nga ora 07:00 deri në ora 19:00 do të funksionojë linja telefonike falas: 0800-54321, në të cilën qytetarët do të mund të denoncojnë çdo lloj shkelje të së drejtës zgjedhore, përcjell Portalb.mk.

“Së këtejmi, për qytetarët (përveç zyrës kryesore në Shkup) do të jenë të hapura edhe zyrat rajonale të Avokatit të Popullit në : Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip, me qëllim që t’u ndihmohet në realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre zgjedhore”, thonë nga Ombudsmani.

Qytetarët, përveç që mund të drejtohen në linjën telefonike falas, për mbrojtjen e të drejtave të tyre do të mund të lajmërohen edhe në këto numra të telefonave:

  • Tetovë: 044/344-082,
  • Strumicë: 034/329-996,
  • Kërçovë: 045/228-586,
  • Manastir: 047/242-310,
  • Shtip: 032/389-701 dhe
  • Kumanovë: 031/431-488

“Avokati i Popullit të drejtat e qytetarëve do t’i mbrojë me marrjen e masave urgjente për veprim efektiv nga ana e organeve kompetente në procesin zgjedhor dhe institucioneve të tjera të cilat e kanë për detyrë të sigurojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre të garantuara”, thonë nga Avokati i popullit në komunikatën për media.

Nga Avokati i Popullit, edhe me këtë rast, potencojne se e drejta e zgjedhjes është e drejtë e cila garantohet me Kushtetutë si e barabartë, e përgjithshme dhe e drejtpërdrejt dhe realizohet në zgjedhje të lira, me votim të fshehtë dhe askush nuk guxon të thirret në përgjegjësi për shkak të realizimit të kësaj të drejte, prandaj, thonë nga ky institucion, jo rastësisht shkelja e lirisë së përcaktimit të zgjedhësve, si dhe shkeljet e tjera të së drejtës së zgjedhjes janë vepra të ndëshkueshme.

Gjithashtu, Avokati i popullit u bën thirrje të gjithë faktorëve në procesin zgjedhor t’i respektojnë protokollet shëndetësore të përcaktuara për mënyrën e votimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button