Australi, mijëra shtëpi pa energji elektrike për shkak të erërave të forta (VIDEO)

Në shtetin australian Victoria dhe kryeqytetin e kësaj province, Melburn, mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji për shkak të defekteve në linjat elektrike të dëmtuara nga pemët e rrëzuara nga erërat e forta që kanë arritur me shpejtësi 122 kilometra në orë, raporton Anadolu Agency (AA).

Shërbimi i Emergjencave i Shtetit të Victoria-s (SES) njoftoi se kanë marrë më shumë se 3.000 thirrje për ndihmë për shkak të erërave të forta që përfshinë shumë pjesë të shtetit që nga mesnata.

Duke theksuar se mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të dëmtimit të telave elektrikë nga ana e pemëve të rrëzuara nga erërat e forta me shpejtësi deri në 122 kilometra në orë, SES njoftoi se shumica e thirrjeve për ndihmë kishin të bënin me pemë të rrëzuara ose dëmtim i ndërtesave.

Mark Anolak nga Byroja Australiane e Meteorologjisë deklaroi se kushtet e motit u përmirësuan pasi era e fortë u zhvendos drejt rajonit Gippsland në lindje të Melburnit dhe tha se era që fryu me shpejtësi 122 kilometra në orë në rrethin Frankston ishte era më e fortë në 15 vitet e fundit.

Me përmirësimin e kushteve atmosferike, u njoftua se u riparuan defektet në zonat ku dëmet ishin të lehta në Melburn dhe u rikthye energjia elektrike në banesa, ndërkohë që po ashtu raportohet se qytetarët në disa prej rretheve ku dëmet janë të mëdha mund të kalojnë fundjavën pa energji elektrike.

Gjithashtu ka pasur ndërprerje në shërbimet e transportit publik për shkak të pemëve të rëna që kanë bllokuar disa rrugë, ndërsa semaforët nuk kanë funksionuar dhe tramvajet elektrike janë ndalur.

Duke njoftuar se kushtet e motit do të përmirësohen në shtet me përjashtim të rajonit Gippsland, Byroja e Meteorologjisë tha se moti i mirë do të mbizotërojë në shtet gjatë fundjavës dhe nga fillimi i javës së ardhshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button