Nesër do të mbahet panair aviacioni për të rinj në parkun e qytetit të Shkupit

Në Parkun e Qytetit në Shkup, në lokacionin Shkollka, nesër me fillim nga ora 11 do të mbahet panair aviacioni-arsimor për të rinjtë dhe entuziastët e interesuar për aviacionin, përcjell Portalb.mk.

Нгјарја do të jetë një vend ku profesionistë të fushave të ndryshme të aviacionit do të jenë në dispozicion të të rinjve dhe entuziastëve të bëjnë pyetje me qëllim që t’ua lehtësojnë rrugën nëse vendosin që ndonjë nga degët e aviacionit të bëhet profesion i tyre.

Të rinjtë do të mund të mësojnë edhe për qendrat edukative të aviacionit në rajon si dhe procedurat për marrjen e lejeve profesionale.

Skopje Air Fair është një ngjarje e organizuar nga AVIKON, Shoqata për aviacion më të mirë, mbështetur nga Qyteti i Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button