fbpx

Kanceri i gjirit: Të parandalosh dhe të jetosh, specialistët me mesazhe sensibilizuese

Muaji tetor në botë njihet si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Për këtë arsye, mbrëmë në Tetovë Klubi Rotarakt në bashkëpunim me Klubin Rotary të Tetovës organizuan panel diskutimi me specialistë të diagnostikimit të kancerit të gjirit. Ata folën për këtë sëmundje, rritjen e vetëdijes, sensibilizimin, zbulimin e hershem, trajtimin dhe kujdesin ndaj kësaj sëmundje, shkruan Portalb.mk.

E veçanta e këtij organizimi ishte edhe prezenca e të mbijetuarës nga kanceri i gjirit, Bedrije Salihu e cila përmes një video mesazhi tregoi historinë e saj dhe betejën me këtë sëmundje.

Në këtë panel diskutimi u fol për sëmundjen në përgjithësi, faktorët e rrezikut të cilët mund të parandalohen si dhe identifikimi sa më i hershëm i kësaj sëmundjeje. Panelistë në këtë ngjarje ishin onkologja Vjollca Skenderi Neziri, kirurgu torakal Imran Ferati, radiologu Argjend Imeri dhe psikologja Luljeta Bexheti. Paneli u zhvillua në formën e një bashkëbisedimi të udhëhequr nga gazetarja Zana Muhaxhiri Ramadani.

Të parandalosh dhe të jetosh
Të parandalosh dhe të jetosh

Radiologu Argjend Imeri tha se kur një grua ndjen një shqetësim, ndjehet që diçka nuk po shkon mirë me të duhet lajmërohet te mjeku amë, i cili pastaj e udhëzon te specialisti përkatës i cili merret me diagnostikimin e gjirit.

“Në këtë rast është radiologu i cili i ka në dispozicion metodat diagnostike të cilat ne zakonisht i përdorim në diagnostikon e gjirit, siç janë ekografia, mamografia, në raste të ndryshme është rezonanca magnetike dhe procedura të tjera si biopsia dhe kështu me rradhë.” tha radiologu Imeri.

Onkologjia Vjollca Neziri Skenderi tha se kalcinoma e gjirit është një sëmundje më komplekse.

“Onkologjia si degë e mjekësisë merret me trajtimin e sëmundjeve malinje dhe në këtë rast, flasim për kalcinomën e gjirit. Një grua paraqitet te onkologu atëherë kur ajo është e diagnostikuar me kancer të gjirit dhe pas trajtimit kirurgjik nga kirurgu torakal dhe kemi raste kur nëse është rasti i avancuar kemi bashkëpunim me kirurgët torakal në mënyrë që të reagojmë ne onkologët me trajtim paraprak, që të sjellim në zvogëlim të tumorit në atë masë që të bëhet operacioni dhe të njëjtin të mund ta trajtojnë kirurgët torakal. Në rastet kur kalcinoma ka qenë e operueshme atëherë pacientët drejtohen te onkologët dhe ne pastaj sipas sëmundjes vërtetojmë cili lloj i protokollit është më i përshtatshëm për trajtimin e atij kanceri. Ndërsa pastaj vazhdon shoqërimi me pacientët gjatë tërë jetës së tyre.” tha onlologjia Neziri.

Kirurku torakal, Imran Ferati tha se pacienti pasi diagnostikohet me kalcinom të gjirit mandej ne vendosim për intervenim kirurgjik.

“Metoda më kursyese e tretmanit të kalcinomit të gjirit është largimi i një pjese të gjirit, një kuadrant i gjirit bashkë me nyjet limfatike të regjionit të aksinës, deri me largim komplet të gjirit edhe me largim të gjëndrave limfatike të regjionit të aksinës.” tha kirurgu torakal Ferati.

Psikologjia Luljeta Bexheti tha se përkrah ndihmës mjekësore që pacientët e diagnostikuar me kancer të gjirit ata paralelisht duhet të kërkojnë mbështetje psikologjike duke marrë parasysh faktin se sa janë në ndërlidhje trupi dhe mëndja e qenies njerëzore.

“Që nga momenti kur kemi dyshime se diçka nuk shkon me trupin tonë, që në atë moment sugjerohet që të konsultohemi me ndonjë profesionist të shërbimeve psikologjike. Duke vijuar pastaj gjatë fazës së trajtimit, diagnostikimit, gjatë fazës së shërimit apo edhe nëse kemi përsëritje të sëmundjes dhe deri në fund.” tha psikologjia Bexheti.

Të katër panelistët e lartpërmendur folën më gjerësisht për sëmundjen e kancerit të gjirit dhe trajtimin e tij, secili nga aspekti i tyre profesional.

Më pas vijuan edhe pyetjet nga të pranishmit dhe bashkëbisedimi me to, nga ku kishte pyetje për numrin e vogël të terminëve për eho dhe mamografi në Spitalin e Tetovës, nga ku radiologu Imeri tha se si në të gjithë botën gjatë pandemisë ka pasur ngecje mirëpo ata së bashku me repartin e Onkologjisë janë munduar të gjejnë hapësira për zgjidhje dhe të ju dalin në ndihmë pacientëve me kancer të gjirit.

Në fund të mbrëmjes, Rinor Fetahu, nipi i Bedrijes, të mbijetuarës nga kanceri i gjirit lexoi një poezi me mesazhe sensibilizuese për kancerin e gjirit të cilën e kishte përshtatur vetë.

Kjo është poezia e Rinor Fetahut e cila emocionoi dhe përloti sallën.

“Pse po rrin mërzitshëm, tregom, hiqu prej lotit

Jeto merr frymë thell, lufto

Gjithmonë mbështetu te zoti

Ska lidhje që s’ke flokë

Tani n’mod o se qashtu pi hekin

Njerzit jetojn gjat edhe nëse e kan kancerin

Edhe a e din pse

Osht fuqia e mendjes

Osht fuqia e fjalës

E trupit e gjendjes

Ajo që ja ndron krejt kompjet

Njerzve vëmendjen

Ku jeta gjith na prek nqendër

Po ti a mbahu e fort

Kurrë mos ja vno vëmendjen

Edhe nëse pak jet ty tkan mbet

Qoe kryt përpjet dhe lutu

Se krejt n’zot jena m’shtet

Për hatër temin fillo me buzqesh

Mir po dokesh

Mir je vesh

Sot me vdek, ke vdek tu u ndesh me ni send që shum jeta ka zbeh

Qohu n’kam tregoj botës

Se prej kancerit ti nuk lodhesh.”

Kryetarja e Klubit Rotarakt të Tetovës, Kosovare Krasniqi dhe Sashko Celakovski, koordinatori i Kubeve Rotariane të Maqedonisë së Veriut gjithashtu mbajtën fjalime.

Ndryshe, sipas të dhënave të vitit të kaluar në Maqedoninë e Veriut në ditë diagnostikohen tre deri në katër gra me kancer të gjirit, apo rreth 1,200 gra në vit. Komunat në të cilat kjo lloj sëmundje vitet e fundit është më e pranishme janë Vinica, Koçani dhe Shën Nikolla, ndërsa pacientja më e re e diagnostikuar me kancer në gji është e moshës 17 vjeçare. Muaji tetor në botë njihet si muaji për ndërgjegjësimin dhe informimin me qëllim të parandalimit të kësaj sëmundje vdekjeprurëse në raste të caktuara.

Lexo më shumë lajme në lidhje me kancerin e gjirit:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button