Ndërroi jetë një foshnje në Shuto Orizare, mjeku konstatoi vdekjen pa shenja dhune

Një foshnje është raportuar e vdekur në repartin e policisë në Shuto Orizare dje rreth orës 07:00, në një shtëpi në rrugën “Guadalahara”, përcjell Portalb.mk.

Siç informuan nga Ministria e Punëve të Brendshme, menjëherë kanë dalë në vendngjarje zyrtarët policor, ndërsa mjeku i Ndihmës së shpejtë ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune.

Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion.

Në njoftimin e policisë nuk është përmendur nëse dihen shkaqet apo nëse familjartë kanë përmendur ndonjë shkak për vdekjen e foshjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button