U rritën për 10 përqind çmimet e prodhimeve industriale në Maqedoninë e Veriut për një vit

Çmimi i shitjes së produkteve industriale në Maqedoninë e Veriut gjatë shtatorit ka shënuar rritje për 10.6 përqind në krahasim me shtatorin e kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Në muajin shtator të vitit 2021, çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun vendor në nivel mujor janë më të larta për 1.1 % dhe për 10.6 % në nivel vjetor”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Enti raportoi që, krahasuar me muajin shtator të vitit 2020, çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun vendor janë më të larta në grupet: Energjia për 21.9 %, Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 18.7 %, Mallra të qëndrueshme të konsumit të gjerë për 5.1 %, Mallra jo të qëndrueshme të konsumit të gjerë për 2.2 % dhe Prodhimet kapitale për 1.4 %.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button