Për të drejtat e futbollisteve gjatë periudhës së shtatzënisë, Federata e Maqedonisë së Veriut e ndryshoi Rregulloren

Federata e Futbollit të Maqedonisë ka ndryshuar Rregulloren për të përmirësuar të drejtat e futbollisteve në lidhje me shtatzëninë, transmeton Portalb.mk.

Ekipet e futbollit nuk do të kenë të drejtë të shkëputin kontratat me futbollistet gjatë kohës së shtatzënisë, ndërkohë ata do të marrin pagën sa 2/3 e pagës së kontratës. Nëse ekipi e shkëput kontratën, derisa futbollistja nuk ka lidhur kontratë me ekipin tjetër, vlerësohet se kontrata është shkëputur vetëm nga njëra anë, për çka ekipi duhet të paguaj kompensimet dhe do të dënohet me pamundësinë që dy afate të mos realizojë transferime.

Futbollistet për të pasur mundësi kujdesin e fëmijëve, ekipet duhet të krijojnë hapësira dhe kushte të përshtatshme gjatë periudhës sa ato janë në ushtrime.

Futbollistja pa kontratë, që ka qenë në pushimin e lindjes, mund të lidhë kontratë me ekipe edhe jashtë afatit kalimtar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button