fbpx

Njërën banesë në Bihaqka e pagoi Gruevski, por nuk deshti të jetë ne emër të tij, tjetrën e pagova unë, dëshmoi biznesmeni

Shërbimet e dëshmitarit Aleksandar Ivanovski nuk ishin ndalë me nënshkrimin për themelimin e një kompanie-bijë e një kompanie offshore nga Belize për blerjen e parcelave në Vodno për Nikolla Gruevskin me para nga anëtarësia e VMRO-DPMNE-së, por ai kishte themeluar edhe  kompani të tijën për të blerë për Gruevskin dy banesa në Bihaqka, në emër të sekretareshës. Ai këtë e tha në vazhdim të dëshmisë së sotme për “Parcelat në Vodno” në Gjykatën Penale, raporton SDK, përcjell Portalb.mk.

“Tatjana Stojanovska është sekretarja ime personale, e cila ka themeluar kompaninë ‘ITK Inzhenering’ me kapital prej 5000 eurosh”, tha Ivanovski, i njohur si Alek Teranova.

“Kush ju tha që ta themeloni?”, pyeti prokurorja Lile Stefanova.

“Në një rast Sasho më tha se nuk ishte keq të themeloj një kompani për tender publik dhe se nuk ishte keq të blihej ajo parcelë”, u përgjigj dëshmitari.

“Për kë do të blihej parcela?”, pyeti Stefanova.

“Ajo parcelë do të blihej për një shok të Sasho Mijallkovit”, ashtu më tha. Është dashur të bëhet një truk: të telefonoj si blerës, të financoj, pastaj të shitet ajo kompani dhe unë t’i mbuloj shpenzimet e mia”, sqaroi Ivanovski.

“Për kë do të blihej parcela nëpërmjet kompanisë “ITK Inzhenerin”, pyeti Stefanova.

“Në atë moment nuk u tha asnjë emër dhe unë nuk insistova ta mësoja, pasi Sasho është miku im. E dija që do t’i ktheja paratë e mia. “Edhe sikur të mos i kisha kthyer, në parcelë kishte vulë, kështu që do të kishte mbetur përfitim për mua që të ndërtoj një shtëpi në të ardhmen”, tha Ivanovski.

“Si e keni blerë parcelën 11 mijë metra katrorë në Vodno?”, pyeti prokurori.

“Ka pasur një tender publik, ITK Inzhenering e bleu parcelën prej 11 mijë metrash katrorë. Pastaj Sasho Mijalkov më luti që e njëjta kompani “ITK Inzhenering” ta blej banesën që kufizohet me banesën e Nikolla Gruevskit. Pastaj me logjikë kuptova se gjithçka është për Nikolla Gruevskin”, u përgjigj dëshmitari.

“Me fondet e kujt e keni blerë apartamentin?”, pyeti prokurori.

“ITK-ja e ka blerë atë banesë. Sa i përket parcelës, fondet këtu ishin personale, në ITK. “Paratë ishin pjesë e një kredie, pjesë e një kredie nga Banka Kooperativa Qendrore, që e ngritën punonjësit e mi, një pjesë e prindërve të mi, ndërsa kurrë nuk e kam parë banesën që kam blerë”, u përgjigj dëshmitari.

Biznesmeni është pyetur edhe për banesën tjetër në pallatin në Bihaqka, i cili është në emër të sekretareshës.

“Pastaj ITK mori edhe një banesë. Edhe ma atë rast më luti Sasho Mijalkov. U desh të jetë në emër tjetër, ndërsa 40 mijë eurot banesën më të vogël e siguroi Nikolla Gruevski. Sekretareshës Tatjana Stojanovska i thashë se për kë është banesa. I thashë shko blej apartamentin. Gruevski në atë moment nuk dëshiron të jetë në emrin e tij, por më vonë do ta kalojë në emrin e tij. Në vitin 2018 më thirri shoferi i Gruevskit. Më dha dokumente për një kontratë qiraje për apartamentet që kishte firmosur. Dokumentet e nënshkruara nga sekretarja i kthyem”, sqaroi Ivanovski.

Dëshmitari u pyet edhe për lidhjet e tij me Gruevskin.

“Nuk kemi pasur kontakte të drejtpërdrejta me Gruevskin. Në vitin 2018, pas arratisjes së tij në Hungari, mora një mesazh nga një numër hungarez. Më thirri dhe më pyeti nëse kisha një apartament në Qendër për t’a blerë që gruas e tij për të kalojë atje me fëmijët. Lidhja u prish dhe ai telefonoi përsëri. I thashë që nuk kam në Qendër. Pastaj më kishte kërkuar përsëri, nuk e kisha dëgjuar telefonin”, dëshmoi Ivanovski.

Në mars të këtij viti, kur prokuroria i kontrolloi banesat në Bihaqka, për të cilën dëshmoi sot Ivanovski, Gruevski tha se kishte marrë me qira edhe dy banesa të tjera në të njëjtin kat ku jetonte dhe që i nevojiteshin. Ai tha gjithashtu se kishte kontratë qiraje me një pronar me të cilin nuk kishte lidhje.

Të katër banesat, si në emër të nënës së Gruevskit, ai i sekretares dhe ai i kompanisë TIK, kanë numra të njëpasnjëshëm në ndërtesën në Bihaqka.

Rasti “Parcelat në Vodno” ka të bëjë me parcelat e blera nga ish-kryeministri Nikolla Gruevski në Vodno, të pa urbanizuara, për 1.2 milionë euro, me para që akuzohet se i ka vjedhur nga tarifat e anëtarësisë së anëtarëve të VMRO-DPMNE-së që mendonin se po paguanin për partinë.

Paratë e anëtarëve të VMRO-DPMNE-së, pastaj Gruevskit, sipas aktakuzës, i ka pastruar me ndihmën e të pandehurve: Jordan Kamçev, Sasho Mijalkov, kumbari i Gruevskit Risto Novaçevski, Nenad Josifovic avokati dhe Ratka Kunovska-Kamçeva nëna e Orces.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button