4 mijë euro dënim për mediat e Maqedonisë së Veriut nëse deri më 30 tetor nuk e paraqesin raportin financiar për Zgjedhjet Lokale

Mediat e Maqedonisë së Veriut duhet të raportojnë për raportin financiar në lidhje me Zgjedhjet Lokale deri më 30 tetor, përndryshe mund të dënohen deri 4 mijë euro, ndërsa kryeredaktorët deri 1500 euro, transmeton Portalb.mk.

“Të gjithë radiodifuzerët, mediat e shkruara dhe mediat elektronike (portale elektronike) në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë marrë pjesë në pasqyrimin mediatik të procesit zgjedhor për Zgjedhjet Lokale 2021, se janë të detyruar deri te  Enti Shtetëror i Revizionit më së voni 15 ditë nga dita e përfundimit të fushatës zgjedhore për raundin e parë, gjegjësisht deri më 30 tetor 2021 të dorëzojnë Raport për hapësirën reklamuese të përdorur nga secili prej pjesëmarrësve në fushata zgjedhore dhe mjetet e paguara ose pretendohen mbi atë bazë në pajtim me dispozitat e nenit 85-a të Kodit Zgjedhor”, njoftojnë nga Enti Shtetëror i Revizionit .

Enti sqaroi që raportet do të mund të dorëzohen në arkivin e tyre ose në formë elektronike në këtë adresë [email protected].

“Theksojmë se në pajtim me dispozitat e nenit 189-a paragrafi 1 të ligjit të theksuar është paraparë gjobë në shumë prej 4.000 euro në kundërvlerë në denarë, e cila për kundërvajtje do t’i shqiptohet radiodifuzerit ose mediumit të shkruar që nuk kanë dorëzuar raport për hapësirën reklamuese të shfrytëzuar”, sqarojnë nga Enti, duke paralajmëruar edhe dënim për kryeredaktorët nga 500 deri 1500 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button