Është shkarkuar Komisioni Zgjedhor Lokal në Dibër, Rilind Hasa kryetar i ri Komisionit

Komisioni Shtetëror Zgjedhor e ka shkarkuar Komisionin Zgjedhor Lokal (KZL) në Dibër, më saktësisht eshalon e tyre të parë, derisa mbeten edhe më tej zëvendës-kryetari dhe zëvendësit e anëtarëve të komisionit, njofton Portalb.mk.

Në vendin e Maxhite Atipi, kryetare e re e KZL-Dibër është Rilind Hasa, a nënkryetar i Komisionit edhe më tej është Jovanka Josifovska.

“I kemi ndërmarrë obligimet dhe vazhdojmë me aktivitetet rreth zbatimit të votimit të dielën në vendvotimin 0543, ku zgjedhjet do të përsëriten edhe për kryetar komune edhe për anëtarë të Këshillit të Komunës Dibër”, tha Hasa.

Ndryshe, Gjykata Administrative e ka pranuar ankesën e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativën për votimin në vendvotimin 0543 në Dibër. Kjo do të thotë se janë shfuqizuar rezultatet nga votimi për kryetar komune dhe këshilltarë në këtë vend. Më 31 tetor, në Dibër, nuk do të ketë rreth të dytë, por rivotim në vendvotimin në fjalë.

Në rrethin e parë, kandidati i ASH-AA, Bekim Pocesta fitoi 285 vota më shumë se kandidati i BDI-së, Hekuran Duka.

Në këtë vendvotim ka të regjistruar 697 votues. Në rrethin e parë kanë votuar 485. Pocesta ka fituar 271 vota, derisa Duka 195. Në vend të tretë është kandidati i PDSH-së, petrit Klenja. Ai ka fituar vetëm 2 vota.

Ky vendin vjen pasi që ASH-AA ka dorëzuar ankesë për procesin zgjedhor për disa arsye. Mes tjerash, procesverbali nuk është nënshkruar nga shumica e anëtarëve të këshillit, nuk janë theksuar arsyet për atë, nuk ka pasur nënshkrim as nga Komisioni Zgjedho Komunal, a edhe me procesin në këtë vendvotim ka udhëhequr kryetari i cili paraprakisht është shkarkuar nga Komisioni Zgjedhor Komunal.

Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, në rrethin e parë, VMRO-DPMNE fitoi 22 komuna, LSDM 9 dhe BDI 3. Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale mbahet më 31 tetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button