U prezantua fondi i gjelbër investues i DZZHIT – investime prej 750 milionë eurove dhe 15.000 vende të punës

Drejtoria për Zona Zhvillimore Industriale Teknologjike (DZZHIT) ka krijuar fond gjelbër investues në kuadër të Planit për rritje të përshpejtuar ekonomike në RMV. Ky fond do të jetë për investimet e brendshme dhe të huaja, me fokus te kompanitë e mesme dhe të mëdha. Konceptin për fondin e kanë zhvilluar DZZHIT bashkë me Bankën Botërore në nëntë muajt e fundit, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç sqaroi ministri i Financave, Fatmir Besimi, në konferencën e sotme për shtyp, ky koncept nuk nënkupton huamarrje të re, por instrumentet e parashikuara në Plan janë në atë mënyrë të dizajnuara që të mundet nëpërmjet tyre të tërhiqet kapitali privat dhe gjatë asaj nuk do të ketë nevojë për huamarrje të re dhe ngarkesë tatimore.

“Me investimet publike të parashikuara prej 4 miliardë dhe plotësisht 12 miliardë euro kapital privat, do të gjenerohen 12 miliardë euro që do të nënkuptojnë rritje të përshpejtuar, më shumë të ardhura në buxhet, më shumë konkurrencë, a me atë edhe realizim i këtij plani”, tha ministri Besimi.

Përveç Qeverisë, nëpërmjet DZZHIT, partnerë në formimin e strukturës financiare të këtij plani janë edhe institucionet financiare ndërkombëtare, por edhe financiarët – bankat private, fondet kapitale dhe individë.

“Mekanizmi do të funksionojë kështu që në fondit e gjelbër strategjik edhe investuesit institucional privat do të bashkëpunojnë mes vete, a vendimet për projektet investuese do të miratohen nga ana e panelit profesional”, tha drejtori i DZZHIT, Joan Despotovski.

Me fondin e gjelbër investues, nuk është parashikuar rritje e borxhit publik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button