RMV, MPB-ja njoftoi se letërnjoftimet mund të merren edhe gjatë fundjavës

Në pritje të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale që do të mbahen të dielën, më 31 tetor 2021, Ministria e punëve të brendshme njofton se të shtunën dhe të dielën shërbimet administrative do të punojnë në komunat ku do të ketë votim në raundin, përcjell Portalb.mk.

Reparti për çështje civile, përkatësisht drejtoritë për punë administrative të kësaj njësie organizative në kuadër të MPB-së – Kumanovë, Veles, Ohër dhe Tetovë me të gjitha njësitë rajonale në kuadër të tyre më 30.10.2021 do të punojnë në pranimin dhe lëshimin e letërnjoftimeve me punë të rregullt nga ora 08.00 deri në 16.00.

  • Nga njësitë rajonale në Reparti për çështje administrative Shtip do të punojnë njësitë rajonale si vijon: Koçan, Berovë, Dellçevë, Probishtip dhe Shën Nikollë.
  • Nga njësitë rajonale në Reparti për çështje administrative Manastir do të punojnë njësitë rajonale si vijon: Manastir, Resnjë, Demir Hisar dhe Makedonski Brod.
  • Nga njësitë rajonale në Reparti për çështje administrative Strumicë do të punojnë njësitë rajonale si vijon: Strumicë, Gjevgjeli dhe Radovish.

Njëkohësisht edhe Reparti për çështje administrative Shkup vetëm në objektin e RTVM më 30.10.2021 (e shtunë) do të punojnl në pranimin edhe dhënien e letërnjoftimeve me orar të rregullt nga ora 08.00 deri në 16.00.

Të dielën nga ana tjetër, më 31 tetor 2021, të gjitha njësitë organizative kompetente të theksuara do të punojnë vetëm në dhënien e letërnjoftimeve të përgatitura për qytetarët me orar nga ora 07.00 deri në 19.00, duke përfshirë edhe pikat e disperzuara në Shkup (Gjorçe Petrov, Beko, Butel dhe Draçevë).

Rrethi i dytë i zgjedhejve lokale do të mbahet të dielën më 31 tetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button