Shkup, edicioni jubilar i 20-të i OFFest do të mbahet nga 9 deri më 13 nëntor

Festivali i mirënjohur i Shkupit OFFest këtë vit feston 20 vjetorin e fillimit të tij. Programi i festivalit përfshin pesë koncerte dhe shfaqjen e një dokumentari. Festivali do të zhvillohet nga data 9 deri më 13 nëntor në Qendrën Kulturore Rinore (QKR) dhe në Operën e Baletin Kombëtar (OBK), transmeton Portalb.mk.

Hapja e festivalit është planifikuar për më 9 nëntor, kur është planifikuar të performojë dyshja e jashtëzakonshme portugeze/spanjolle Lina_Raül Refree, ndërsa shkupjanët do të mund të shijojnë muzikën fado.

Kujtimet për legjendën e madhe të këngës portugeze Amália Rodrigues (1920-1999) do të rifreskohen, jo vetëm me këtë koncert, por edhe me shfaqjen e dokumentarit ” The Art of Amalia” (Arti i Amalias), kushtuar mbretëreshës së fados.

Koncerti i treshes sllovene “Širom” dhe një prej eksponentëve më të rëndësishëm të muzikës bashkëkohore braziliane Kiko Dinucci është planifikuar për 11 nëntor.

Më në fund, më 13 nëntor, do të mbahet koncerti i një prej autorëve më krijues dhe më origjinalë afrikanë Blick Bassy (Kamerun/Francë), së bashku me projektin e ri Pijan Slavej nga frontmeni i GRUPIT Foltin, Branislav Nikolov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button