Norvegji-Shqipëri, 3 mijë tifozë kuqezi në Oslo

Kombëtarja shqiptare zhvilloi dhe stërvitjen e fundit në stadiumin Uleval Shtadion të Oslos, para ndeshjes eliminatore për botërorin Brazil 2014 ndaj Norvegjisë.

Në një të ftohtë të acartë , me temperatura që shënonin – 5 gradë celcius, kuqezinjtë u shfaqën të qeshur gjatë seancës, me trajnerin De Biasi që mori dhe shënimet e fundit përsa I përket ndeshjes me skandinavët.

Tekniku Italian, në fakt, me atë që pa dhe në stërvitje duket se e vendosi përfundimisht dhe formacionin që do të zbresë në fushë, ku me shumë gjasa do të konfirmojë të njëjtën emra, përjashto ndonjë ndryshim të momentit të fundit, sic u bënë të ditur dhe në edicionet e Sport News.

Kështu në rreshtimin e italianit, 4-4-1-1, prite të luajnë, Berisha në portë, Dallku, Cana, Mavraj dhe Agolli në mbrojtje, Lila, Basha, Bulku dhe Roshi në mesfushë e Salihi pak më i tërhequr në sulm me Canin që do të jetë pykë e vetme. Gjithsesi në Norvegji, kombëtarja kuqezi, sipas informacioneve pritet të ketë dhe mbështetje nga një numër i konsiderueshëm tifozësh kuqezi, të cilët pritet të jenë rreth tre mijë në stadiumin e Oslos, për të bërë më të nxehtë atmosferën në Uleval Shtadion.

Lajme të ngjashme

Back to top button