fbpx

Dimitrov: Nëse ne nuk mundemi të japim rezultate sepse BE-ja nuk mundet, forcat pro-evropiane në vend do të sfidohen

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov i cili mori pjesë në Forumin e Sigurisë në Beograd, i ka dërguar mesazh Brukselit se mungesa e datës për negociata për Maqedoninë e Veriut ka ndikim madje edhe në rezultatet e zgjedhjeve lokale në RMV, transmeton Portalb.mk.

Duke folur në panelin e sotëm të titulluar “Çka pas procesit të Berlinit” në Forumin e Sigurisë në Beograd, Nikola Dimitrov tha se zgjerimi i BE-së është në krizë dhe se paaftësia e saj për të bërë këtë po ndikon në zgjedhjet lokale në vend.

“Arsyeja, motivimi pas procesit të Berlinit për të nisur diçka që do të japë rezultate të prekshme, angazhimi politik dhe njohja e rëndësisë së rajonit, janë ende të pranishme. Procesi i zgjerimit, integrimi evropian i rajonit është ende në krizë. Serbia ka hapur kapitullin e negociatave për herë të fundit në vitin 2019, Mali i Zi në vitin 2020, pa përmendur liberalizimin e vizave për Kosovën dhe kemi një vendim të Këshillit nga marsi i vitit 2020 për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, gjë që ende nuk është e mundur. Unë dua të theksoj një element politik, sepse jemi në mes të zgjedhjeve lokale, mendoj se është e rëndësishme për BE-në që vota për Evropën të fitojë. Nëse ne nuk mund të japim rezultate sepse BE-ja nuk mund të japë ato në rajon, forcat pro-evropiane dhe pro-reformave do të sfidohen.” tha Dimitrov në Beograd.

Gjatë vizitës së tij në Beograd, ai u takua edhe me sekretaren e përgjithshme të Këshillit për bashkëpunim rajonal (KBR), Majlinda Bregu.

Përndryshe, Bullgaria është kundër pranimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian për shkak të mosmarrëveshjeve historike dhe gjuhësore. Por edhe nëse ka ndonjë marrëveshje, gjendja e keqe pasqyron paralizën e planit të BE -së që të ndërtojë “unazë miqsh” nga Ukraina në Tunizi, duke ofruar lidhje më të ngushta, por edhe tregti dhe ndihmë.
Bullgaria nga fundi i vitit 2020, bllokoi fillimin e negociatave midis Maqedonisë së Veriut dhe BE -së dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Të dy vendet nënshkruan Marrëveshje për Fqinjësi të Mirë në vitin 2017, por përfaqësuesit e të dy vendeve kanë fajësuar njëri -tjetrin për shkeljen e marrëveshjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button