fbpx

Opozita shqiptare në koalicion me Maksin për balotazhin e Kumanovës

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë lidhur koalicion me kandidatin Maksim Dimitrievski për balotazhin e Qytetit të Kumanovës, transmeton Portalb.mk.

“Sot, në Shtabin Zgjedhor të iniciativës “Për Kumanovën tonë” u lidh koalicion për xhiron e dytë të zgjedhjeve lokale me Koalicionin Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa”, deklaruan nga kjo iniciativë e udhëhequr nga Dimitrievski.

Daniell Stojçevski, shefi i shtabit zgjedhor të Dimitrievskit theksoi që Kumanova është e të gjithëve, edhe maqedonasve, shqiptarëve, serbënve, turqve, romëne, bosnjakëve, vllehëve dhe gjtihë etnive. Raportohet që pjesë e marrëveshjes është ndarja e drejtorive, punësimeve dhe investimeve në bazë të përfaqësimit në koalicion.

“Marrëveshja është arritur mbi bazat e parimit të përfaqësimit të drejtë dhe realizimit të pikave programore, që ne si koalicion ASH-AAA i kemi patur si prioritet gjatë kësaj kampanje zgjedhore”, deklarojnë nga opozita shqiptare.

Në xhiron e parë të 17 tetorit, Maksim Dimitrievski ka marrë 15 164 vota (32.79 %), ndërsa Oliver Ilievski nga LSDM-ja 15 142 vota (32.74 %), ndërsa kandidati i opozitës shqiptare Bekim Sailu 4257 vota (9.2 %).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button