fbpx

Lëvizja Besa do të ndihmojë Petre Shilegovin në balotazhin për Qytetin e Shkupit

Lëvizja Besa e cila në xhiron e parë të Zgjedhjeve Lokale të 17 tetorit ka marrë 2 303 vota në Shkup, ka vendosur që në balotazh të mbështetë kandidatin e LSDM-së, kryetarin aktual, Petre Shilegov, transmeton Portalb.mk.

“Sot kisha një takim të shkëlqyer me Arjanit Hoxhën, sekretarin e përgjithshëm të Besës, me të cilin shkëmbyem mendime për gjendjen në kryeqytet. Më vjen mirë që ai dhe partia e tij e vlerësojnë zhvillimin që e pati Shkupi në katër vitet e kaluara dhe më japin mbështetje për xhiron e dytë”, deklaroi Shilegov pas takimit me Hoxhën.

Ai theksoi që koalicionet do të dërgojnë drejt një fitore të përbashkët dhe drejt një qyteti për të gjithë.

Në xhiron e parë për kryetar të Qytetit të Shkupit, kandidati Petre Shilegov ka marrë 78 783 vota (34.24  %), ndërsa kundërkandidatja e balotazhit, Danella Arsovska ka marrë 86 698 vota (37.68 %). Arsovska ka mbështetjen e partive opozitare, VMRO-DPMNE, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button