Sulmuan një fëmijë duke i marrë telefonin dhe paratë, Policia arrestoi dy persona

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar dy qytetarë si të dyshuar për rrahjen e një fëmije, duke i marrë edhe telefonin e paratë, duke paralajmëruar edhe padi ndaj tyre, transmeton Portalb.mk.

“Në Çegranin e Gostivarit, punonjësit policor nga SPB Tetova kanë arrestuar 34 vjeçarin M.H. nga Piroki i Tetovës dhe 18 vjeçarin F.A. nga Çegrani”, njoftojnë nga Policia.

Dy të arrestuarit dyshohen që së bashku me një person tjetër në Gostivar kanë sulmuar viktimën, për çka policia premtoi zbardhje të rastit dhe padi për kryerësit e veprës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button