Ballafaqim: Lata, Kolari dhe Dika. Ja premtimet për Dibrën

Portalb përgatiti një ballafaqim të drejtpërdrejtë me kandidatët shqiptar të komunës së Dibrës.

Portalb: Pse duhet ju t’ju votojë pikërisht ju popullata ?

Rruzhdi Lata: Pozicioni dhe profesioni më ka mundësuar që të jem shumë afër dibranëve, madje të jem brenda intimitetit të familjeve të tyre, mendoj se mund ti çojmë proceset përpara. Kam kontribuar shumë për këtë qytet. Njoh shumë mirë plagët e Dibrës dhe pas katër vitesh do e shihni Dibrën si një qytet evropjan.

Ibrahim Kolari: Duke parë situatën reale në Dibër, nevojën për një infrastrukturë më të mirë, dëshira për ti rikthyer dibranët nga diaspora dhe për ti dhënë shpresën rinisë dibrane se Dibra mund të jetë një qytet atraktiv dhe shumë i mirë për të jetuar dhe për tu zhvilluar. Dua që përvojën e fituar në Amerikë ta zbatoj në Dibër, prandaj mendoj se dibranët duhet ta mbështesin kandidaturën time.

Mexhit Dika: Motoja ime do të jetë “Dibra qytet i mirë për të jetuar”. Gjatë karrierës sime kam kryer shumë funksione publike ku jam dëshmuar dhe kam treguar rezultate të larta. Kandidatura ime s’ka të bëjë me ambicie personale por ajo ka për qëllim të realizojë atë që ne e kemi edhe moto në këto zgjedhje, pra, ta shëndrrojmë Dibrën në një qytet të mirë për të jetuar dhe jo ta lejojmë të katandiset siç është katandisur deri më sot.

Portalb: Cili është mendimi i juaj për oponentët ne këto zgjedhje ?

Ruzhdi Lata: Oponentët prej meje gëzojnë respektin maksimal, janë njerëz që me siguri kanë për qëllim ti ndihmojnë Dibrës, por unë kam avantazhin ndaj tyre se deri më tani me hallet e dibranëve kam jetuar unë.

Ibrahim Kolari: Kam konsideratë të lartë për të dy kundër kandidatët e mi. E vlersoj lartë guximin dhe dëshirën e tyre që edhe përpos moshës që kanë, shprehin vullnetin për të punuar për Dibrën.

Mexhit Dika: Kam respekt për oponentët e mi. Çmoj lartë se duhet tu përmbahemi parimeve për zgjedhje demokratike, te ndershme e te lira. Populli asnjëherë nuk gabon, le të fitoi me i miri, prandaj kryelartë do ta pranoj vendimin e tij.

Portalb:  Çka mendoni për punën e kryetarit aktual të Dibrës ?

Rruzhdi Lata: Ideale në jetë nuk ka asgjë, mua më mbetet të vazhdoj punën e kryetarit aktual. Ai ka rezultatet i tija që janë për tu vlerësuar.

Ibrahim Kolari: Unë nuk mund ta gjykojë personalisht kryetarin aktual të komunës së Dibrës, atë duhet ta vlerësojë popullata, por me sa e shoh unë këtu mbizotëron një pakënaqësi e madhe, mungojnë projekte konkrete të realizuara, për punën e tij flasin vetë rrugët dhe infrastruktura në Dibër, sepse sa më përket mua, unë kam respekt për z.Fida.

Mexhit Dika: Filozofia dhe përvoja ime më ka mësuar qe gjithmonë të shoh përpara .  Më esenciale çmoj atë se çka unë do te ofroj ne rastin aktual për qytetin dhe qytetaret e mi. E kaluara e paraardhësve te mi asnjëherë nuk më ka preokupuar.

Portalb: Cilat janë projektet që keni në plan ti realizoni dy vitet e para si kryetar i komunës së Dibrës ?

Rruzhdi Lata: Sapo të marr kryesimin e komunës do të fillojë menjëherë me rindërtimin e gjimnazit dhe atë do ta realizoj më shpejtë se dy vjet. Do të kemi një qendër kulturore të mirëfilltë. 

Ibrahim Kolari: Hapin e parë që duhet ta marrë kryetari i komunës së Dibrës, është infrastruktura. Do ta rregulloj sheshin qendror të qytetit. Dibrës i mungon një hotel për të pritur mysafirët, disa herë kam pasur mysafirë nga jashtë për të cilët nuk kanë pasur një hotel të mirëfilltë për tu akomoduar. Do ta rregulloj edhe sistemin e ujit për vaditje.

Mexhit Dika: Do të zgjedhim problemin që ka Dibra me ujin, kapacitet e Dibrës me ujë janë të mjaftueshme që qyteti të mos ketë probleme të kësaj natyre. Si dhe do të realizojmë një projekt me zgjidhje arkitektonike për qendrën e qytetit të Dibrës.

Portalb: Çka keni në plan për ta rregulluar kaosin në komunikacion që në Dibër është shumë i lartë?

Rruzhdi Lata: Dibra ka shumë kushte të përshtatshme për tu rregulluar komunikacioni, kam në program që në afërsi të pallatit të kulturës të ndërtohet një parking me kate, si dhe në bashkëpunim me policinë të vendosim rregullin në komunikacion.

Ibrahim Kolari: Pasi të bëjmë analizën e numrit të makinave në qytet do të projektojmë një parking disa katësh, diku në një pozitë të përshtatshme të qytetit. Do të ketë një pagesë simbolike për shfrytëzimin e këtij parkingu por besoj se do e rregullojmë komunikacionin, pasi shkaktar kryesorë të kësaj situate kaotike janë pikërisht parkingjet pa kritere.

Mexhit Dika: Vizioni im për të ardhmen në këtë drejtim është që të projektohen objekte për parkim të përhershëm. Vendosja e shenjave te komunikacionit dhe sinjalizimi ne rrugët e qytetit, emerimi i hapsirave për parkimin e minibusave, emërimi dhe ndërtimi i hapësirave për parkimin e makinave të lehta, caktimi i hapësirave për vendosjen e taksive dhe ndërtimi i hapësirave për autobusë dhe kamionë.

 Portalb: Çdo të ndodh me klubin futbollistik Korabi, ky eshtë një shqetësim që shumë dibran na kanë shprehur ?

Rruzhdi Lata: Korabin do e marrim nën udhëheqjen e komunës dhe në bashkëpunim me afaristët dibranë do ti ndihmojmë që të arrijë vendin e dëshiruar. Do të krijojmë bashkëpunim edhe me klubet e Shqipërisë dhe do ja rikthejmë krenarinë klubit të qytetit tonë. 

Ibrahim Kolari: Ne të gjithë jemi tifoz me Korabin, unë do e marr Korabin në ombrellën e komunës dhe nëse ka nevojë do ta financoj edhe personalisht, por ajo që dua ta arrij është që të rinjtë e Dibrës të kenë mundësi ku ta shpalosin talentin e tyre. Do ta rregulloj fushën madje edhe do të sjellim lojtarë të mirë nga jashtë.

Mexhit Dika: Futbolli në Dibër gjithmonë ka qenë sporti më i dashur, unë do të mbështes Korabin dhe minimum liga e dytë do të jetë objektivi ynë fillestar. /PORTALB

Portalb:Pse duhet ju t’ju votojë pikërisht ju popullata ?

Lajme të ngjashme

Back to top button