Jotova vlerëson se Marrëveshja për fqinjësi nuk është e mirë, ndërsa komisioni për histori është jofunksional

Bindja ime e fortë është se marrëveshja për fqinjësi nuk është dokument i mirë. Është shumë i përgjithshëm, kornizë dhe nuk zbatohet, deklaroi nënkryetarja bullgare, Ilijana Jotova, e cila së bashku me presidentin Rumen Radev kishte takim në Sofje me përfaqësues të organizatave bullgare në Maqedoni, transmeton Portalb.mk.

“Vetëm një vit pasi presidenti Rumen Radev e parashtroi çështjen e të drejtave të bullgarëve në tavolinën evropiane, kjo çështje ka marrë karakter më ndryshe. Më duket se vendi ynë ka humbur shimë kohë duke u mbështetur jo vetëm në faktet që janë të largëta dhe të pakuptimta për partnerët tanë evropian”, tha ajo, transmeton agjencia bullgare e lajmeve “Fokus”.

Sipas saj, qeveria e fundit politike nuk ka hapur çështjen për të drejtat e bullgarëve në Maqedoni, duke u mbështetur vetëm në atë që ka të bëjë me faktet historike dhe me Marrëveshjen për fqinjësi të mirë.

“Madje në mars të vitit 2021 në tavolinën evropiane u vendosë tema për të drejtat te fqinji ynë. Atë e ka bërë presidenti Radev. Sinjalet që i marrim prej jush, faktet që i kemi vërejtur, mediat që i lexojmë nga ana e tjetër e kufirit janë dëshmi e mjaftueshme për atë. Qeveria e fundit politike bullgare ka ikur nga kjo, duke u zhvendosur në Marrëveshjen për fqinjësi dhe fakte historike. Nuk ka asgjë të keqe në festimin e përbashkët të festave dhe vendosjen e luleve. Iluzioni ishte se, më herët ose më vonë, përmes këtyre fakteve historike do të gjejmë gjysmë konsensus mes dy vendeve dhe në atë mënyrë në të ardhmen do të hapet rruga për anëtarësi,. Por, ajo nuk ka ndodhur. Mendimi im i prerë është se, Marrëveshje për fqinjësi nuk është dokument i mirë. Ai është shumë i përgjithshëm, kornizë dhe nuk zbatohet”, shtoi Ilijana Jotova.

Ajo tha se, në komisionin historik, i cili u formua mes dy vendeve nga diplomat dhe historian, është jofunksional sepse nuk ka të drejtë të sjell vendime politike.

“Dy qeveritë e atëhershme të dy vendeve i kanë ikur përgjegjësisë politike dhe të gjitha ia lanë shkencëtarëve. Komisioni nuk funksionon në praktikë dhe nuk gjeti asnjë zgjidhje. Ky komisioni luan tango – një hap para, dy pas. Shkencëtarët nuk mund të sjellin vendime politike dhe kjo përgjegjësi nuk mund t’iu ngarkohet atyre”, tha ajo.

Ndërkohë, presidenti bullgar, Rumen Radev theksoi se çështja për anëtarësimin e RMV në BE nuk varet nga ajo se cila qeveri do të jetë në pushtet.

“Ajo që është sugjeruar nga Këshilli i Bashkimit Evropian është se pasi nuk ka Kuvend dhe nuk ka qeveri politike, kur të vijë kuvendi i ri dhe qeveria e rregullt, menjëherë do të zhbllokohet procesi i negociatave për anëtarësim. Jo, nuk do të zhbllokohet, sepse kjo çështje fundamentale nuk varet nga ajo se cila qeveri dhe cili kuvend do të jetë në pushtet. Kjo është çështje fundamentale që ka të bëjë me vlerat evropiane të integruara thellë në themelet e Bashkimit Evropian. Përderisa nuk zgjidhet çështja për të drejtat e njeriut dhe mosdiskriminimin, nuk shoh se si do të hapet dera për negociatat për anëtarësim”, tha ai.

Përndryshe, Bullgaria është kundër pranimit të Maqedonisë së Veriut për shkak të mosmarrëveshjeve historike dhe gjuhësore. Por edhe nëse ka ndonjë marrëveshje, gjendja e keqe pasqyron paralizën e planit të BE -së që të ndërtojë “unazë miqsh” nga Ukraina në Tunizi, duke ofruar lidhje më të ngushta, por edhe tregti dhe ndihmë.
Bullgaria nga fundi i vitit 2020, bllokoi fillimin e negociatave midis Maqedonisë së Veriut dhe BE -së dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Të dy vendet nënshkruan Marrëveshje për Fqinjësi të Mirë në vitin 2017, por përfaqësuesit e të dy vendeve kanë fajësuar njëri -tjetrin për shkeljen e marrëveshjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button