Presidenti i Brazilit akuzohet për nëntë krime, përfshirë krimet kundër njerëzimit

Komisioni Parlamentar Hetimor i Senatit Brazilian (CPI) miratoi të martën raportin përfundimtar në të cilin presidenti Jair Bolsonaro akuzohet për nëntë krime, përfshirë krimet kundër njerëzimit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Anëtarët e CPI-së miratuan raportin me shtatë vota ‘për’ dhe katër ‘kundër’. Raporti do t’i dorëzohet Prokurorit të Përgjithshëm, Augusto Aras, i cili u emërua nga presidenti dhe gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Alexandre de Moraes, i cili kërkon fillimin e procedurave gjyqësore kundër Bolsonaro-s.

Lidhur me krimet kundër njerëzimit, përgjegjësia do të varet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) në Hagë.

Gjithsej 80 persona janë akuzuar në raport, përfshirë djemtë e Bolsonaro-s, ministrat dhe ish-ministrin e Shëndetësisë.

Sipas raportit, Bolsonaro në mënyrë të përsëritur inkurajoi publikun që të mos ndjekë rregullat e distancimit shoqëror, kundërshtoi përdorimin e maskave dhe shkaktoi turma. Raporti kërkoi gjithashtu pezullimin e pacaktuar të llogarive të mediave sociale për të cilat Bolsonaro u akuzua se i përdori për të përhapur informacione të rreme.

Javën e kaluar, Facebook dhe Instagram hoqën videot e Bolsonaro-s, ndërkaq YouTube pezulloi llogarinë e presidentit për një javë për shkak të deklaratave të tij për vaksinën kundër COVID-19 në transmetimin e tij të drejtpërdrejt nga llogaria e tij në media sociale.

Sipas raportit, Bolsonaro akuzohet për nëntë krime, përfshirë epideminë me pasojë vdekjen, shkeljen e masave parandaluese sanitare, sharlatanizëm, nxitje për krim, falsifikim të dokumenteve private, shfrytëzim të parregullt të fondeve publike, shkelje, krime kundër njerëzimit, shkelje të drejtave sociale dhe mospërputhje me dinjitetin dhe nderin e presidencës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button