RMV, 38% e të gjithë popullsisë është e vaksinuar

Gjatë ditës së djeshme janë aplikuar gjithsej 6089 doza të vaksinës, prej të cilave 709 janë aplikuar si dozë e parë, 1148 qytetarë u vaksinuan me të dyja dozat ndërsa 4232 qytetarë u vaksinuan dozën e tretë të vaksinës, përcjell Portalb.mk.

Nga Ministria e Shëndetsisë njoftojnë se deri dje (26 tetor) janë vaksinuar gjithsej 802.705 qytetarë, 772.424 janë vaksinuar me të dyja dozat, ndërsa dozën e tretë e kanë marrë 20.119 qytetarë. 54% e qytetarëve mbi 40 vjeç janë vaksinuar dhe 33% e popullsisë së moshës 18 deri në 39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

“57% e popullsisë së rritur kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, ndërsa me dy doza janë vaksinuar 46% e qytetarëve mbi 18 vjeç. Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 38% e të gjithë popullsisë në vendin tonë është e vaksinuar dhe 35% e popullsisë në vend ka marrë dy doza vaksine.” thanë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut dje informoi se nga 3.622 testime, janë regjistruar 511 raste të reja me Covid-19. 497 të tjerë janë shëruar, ndërkaq 10 kanë ndërruar jetë. Nga fillimi i pandemisë numri i të infektuarve ka arritur në 200.412 raste, të shëruarve 187.149, të vdekurve 7.072, ndërkaq për momentin ka 6.191 raste aktive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button