Mjekët shpjegojnë: pse ata që janë vaksinuar duhet të vazhdojnë të mbajnë maskën në ambiente të mbyllura?

Duke pasur parasysh që varianti Delta vazhdon të përhapet pa pengesë në të gjithë botën, “sezoni i maskave” është ende duke vazhduar. Dr. Jennifer Balkus, një profesoreshë e epidemiologjisë në Uashington, beson se maskat janë mjet i rëndësishëm dhe i disponueshëm që ne duhet të vazhdojmë ta përdorim, shkruan Panacea.mk, transmeton Portalb.mk.

Pse personat e vaksinuar duhet të mbajnë maska? Këtu është përgjigja.

NUMRI I RASTEVE ËSHTË ENDE I MADH

Nuk mund të thuhet se gjithçka është mirë sepse numri i rasteve vazhdon të rritet, sidomos në mesin e njerëzve të pavaksinuar. Dje sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë janë regjistruar 227 raste të reja me COVID-19, ndërsa kanë humbur jetën 15 persona.

EDHE PERSONAT E VAKSINUAR MUND TË INFEKTOHEN

Vaksinat ekzistuese kundër kësaj sëmundjeje janë ende një mbrojtje e mirë kundër variantit delta, por jo me të njëjtin fuqi si variantet e mëparshme të virusit. Kjo do të thotë që ju mund të infektoheni edhe pse jeni vaksinuar dy herë me secilën nga vaksinat, që quhet infeksion depërtues. Megjithëse simptomat e infeksionit janë të lehta te personat e vaksinuar, përsëri mund të ketë rezultat serioz. Ravina Kular, mjeke në Universitetin UCLA, thotë se ka ende raste që janë shtruar në spital pavarësisht se janë vaksinuar dhe është veçanërisht e rrezikshme që pasojat e sëmundjes nuk janë ende plotësisht të qarta.

PERSONAT E VAKSINUAR TË INFEKTUAR MUND TË PËRHAPIN INFEKSIONIN

Pavarësisht nëse personi është i vaksinuar apo jo, ai ende mund ta transmetojë virusin. Kjo vlen edhe për ata që nuk kanë simptoma, pikërisht sepse ky variant i virusit është shumë më infektiv se të mëparshmit – numri i grimcave të virusit në hundë është 1000 herë më i lartë kur bëhet fjalë për variantin delta.

VAKSINA NUK MBRON PLOTËSISHT

Njerëzit që kanë sistem imunitar të dobësuar për shkak të barnave që marrin ose i nënshtrohen operacionit ose kimioterapisë nuk kanë shumë mbrojtje. Për këtë arsye kemi përpara vetes dozën shtesë të vaksinës. Dhënia e një doze të tretë kategorive të caktuara të personave me imunitet të kompromentuar duhet të jetë e ndryshme nga dhënia e të ashtuquajturës doza buster. Doza e tretë përdoret për shkak të një përgjigjeje të kufizuar, domethënë më të dobët imunitare. Doza e tretë duhet të kuptohet si dozë shtesë te personat që supozohet se nuk kanë zhvilluar përgjigje imune të plotë ose të kënaqshme. Ndryshe nga doza shtesë, doza buster është vaksinë që aplikohet në një periudhë më të madhe nga seria e vaksinimit primar për të zgjatur kohëzgjatjen e mbrojtjes së marrë me vaksinimin primar.

MASKAT MBROJNË NË MËNYRË EFEKTIVE

Shumë studime të deritanishme kanë konfirmuar se maskat mbrojnë kundër infeksionit, askush nuk e di saktësisht se sa, por ekspertët vlerësojnë se rreth 70 për qind ose më shumë. Por ju duhet ta mbani maskën siç duhet, është e rëndësishme që ajo të ngjitet për fytyrën tuaj, edhe nëse është prej pëlhurë. Gjithashtu, kini kujdes që të mos mbani të njëjtën maskë gjatë gjithë kohës, lani nëse është e mundur ose përdorni një të re.

“Duhet të jeni në gjendje të merrni frymë përmes maskës, por ajo nuk duhet të ketë asnjë hapësirë ​​të hapur rreth lëkurës. Gjëja më e rëndësishme është që të jetë komode për t’u mbajtur sepse ndonjëherë do t’ju duhet ta mbani për orë të tëra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button