SPB Radovish ka ngritur padi penale ndaj dy personave për ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit

Reparti për punë të brendshme Radovish në Prokurorinë Themelore Publike Radovish ka ngritur kallëzim penal kundër Sh.Sh.(35) nga Radovishi dhe një person tjetër për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “mitmarrje gjatë zgjedhjeve dhe votimit” sipas nenit 162 të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.
“Më datë 16.10.2021, zyrtarë policorë nga Sektori i punëve të brendshme Radovish në oborrin e Sh.Sh. në Radovish kanë gjetur një zorrë furnizuese rreth 300 metra të gjatë, e cila i është dhënë si dhuratë lidhur me zgjedhjet dhe votimin”, thuhet në njoftimin e  MPB-së.
Pas marrjes së masave, thuhet më tej në kumtesë, u konstatua se para njëzet ditësh një person i kishte premtuar se do t’i dhurojë makinë punuese për gërmimi dhe do t’i sjellë zorrë ujësjellësi në rrugën e tij, kurse në këmbim Sh.Sh. duhej të organizonte një grup banorësh të cilët në zgjedhjet e datës 17.10.2021 do të votonin për një parti politike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button