KShZ: Fletëvotimet pa vula në ditën e zgjedhjeve në Maqedoni do të jenë të pavlefshme

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në seancën e fundit vendosi që ta anulojë vendimin paraprak për vlefshmërinë e fletëvotimeve të cilat nuk kanë vula. Tani, me vendimin e fundit, fletëvotimet pa vulë do të konsiderohen të pa vlefshme edhe përkundër vendimit të Gjykatës administrative, ku thuhej se është e padrejtë që për shkak të lëshimeve të këshillave zgjedhor, vota të caktuara të konsiderohen si të pavlefshme, përcjell Portalb.mk.

“Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftoi se në seancën e djeshme nuk e ka hequr vulën e fletës së votimit. Vulosja e fletëvotimit është e detyrueshme në pajtim me nenin 109 paragrafi (2) i Kodit Zgjedhor. Me këtë, çdo anëtar i Këshillit Zgjedhor që punon me fletë-votime duhet të vendosë vulën në fletën e votimit në vendin e paraparë për vulë”, thuhej në njoftimin e KShZ-së.

Ky vendim thonë nga KShZ, ka dal pas Aktgjykimit të Gjykatës Administrative, ku ndër të tjera thuhet:… “në këtë kuptim është i papranueshëm që për shkak të lëshimeve të bëra nga anëtarët e këshillit zgjedhor, qytetarët që votuan dhe e shprehën vullnetin e votimit, fletëvotimet e tyre pa vulë të konsiderohen të pavlefshme”.

“Konkretisht, Gjykata Administrative e Republikës së Maqedonisë së Veriut është ajo që shpalli të vlefshme fletëvotimet pa vulë, e jo Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, përkundrazi, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka theksuar dhe ka kërkuar nga anëtarët e këshillave zgjedhorë që patjetër të vendosin vulë në fletët e votimit”, thuhet në njoftimin e KShZ-së.

Duke pasur parasysh të gjitha reagimet e opinionit, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve anuloi ndryshimin e Udhëzimit për zbatimin e nenit 110 të Kodit Zgjedhor, përkatësisht për fletëvotim të vlefshëm dhe të pavlefshëm, me të cilin do të hyjë në fuqi Udhëzimi paraprak.

Çdo lëshim në këtë pjesë, thuhet më tej, do të trajtohet si lëshim në procedurë dhe nëse konstatohet funksionimi jo i duhur i Këshillit zgjedhor, përkatësisht mosrespektimi i ndonjë pjese të procedurës dhe veçanërisht nenit 109 paragrafi (2) të Kodit Zgjedhor, do të jetë lëndë për ngritje të padisë penale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button