Bisedë me vetveten!

Teksa qëndroja ulur nën hije të një peme, në këtë stinë vjeshte, nën shoqërimin e diellit “me dhëmbë”, vërdallë në kokë më vinin shumë mendime në lidhje me labirinthet dhe kthetrat e paskajshme që n’a sjellë jeta!

Kishte apo jo të drejtë Tomas Hobsi, këtë, kategorikisht e rëzoja dhe s’desha t’a besoj asnjëherë! Ai tha: “Homo homini lupus est” (Njeriu për njeriun është një ujk)! Jo thoja me vete! Dhe sot, kur mbizotëron amullia, ju lutem, më lejoni të besoj, shpresoj, se është larg realitetit. Mu atëherë, kur dua të përballem me jetën, atëherë kur ndjej gatishmërinë të ec, të vrapoj dhe thjeshtë, të lundroj në botën e ëndrrave të mia të pastra, mu atëherë paraqitet një stuhi e forte, një acar dimri i cili e rëzon kështjellën tonë të vockël, të ndërtuar me baltë, por me zemër të bardhë dhe të gjerë! Ajo, s’mund t’ju përballojë furtunave të mëdha, atyre të egra, sepse butësia është elementi i mishëruar në të!

Pasi mora për të pirë një gotë ujë, një zë befas më tha: “Mos e pi. Është servuar nga dora lajkatare me përmbajtje krejtësisht toksike! Assesi i’u përgjigja! Ç’motiv do t’a shtyente t’a bëjnë një veprim të tillë? Më tha: Asgjë, është brishtësia në brendësi motivi i vetëm i njerëzve dëmtues!!! Jo thashë: Është thjeshtë ujë, me këtë bindje po e pi dhe kështu dua të besoj!

Pas disa gllënkave, dhe pas një periudhe të shkurtër kohore, filluan komplikimet në organizmin tim! Ishte e pabesushme, vërtetë kishte qenë me përmbajtje toksike. U befasova, ishte krejtësisht e paqartë për mua se si mund të ndodhë që atyre që i’u dhurojmë lapsin, të shkruajnë fjali për shkatërrimin tonë! Më tha: Po pra, e tillë është jeta! Nuk duhej të besoje në pastërtin e ujit, ndaj dhe pagove koston! E vetmja mënyrë për të shpëtuar të ngelet intervenimi i shpejtë!

Fati ishte në anën time, që intervenimi në mua u bë pesë minuta para se elementet toksike të vërshojnë në të gjithë organizmin tim, sakaq, të përfundonte gjithëçka!

Tani, them unë: po ju rikthehem ditëve të bukura të jetës. Atyre me përplot hijeshi dhe kuptim. Atyre buzëqeshjeve të ngrohta që ju dhuronim të tjerëve, shoqëruar tanimë paralelisht edhe dozën e bindjes se “të gjithë janë meritor të asaj ngrohtësie.”

Ishte  pirja e ujit që më bëri më të fuqishëm, më bëri një kokë më të kthjellët dhe një trup më të imunizuar për ndonjë komplikim eventual në të ardhmen. Erdha unë! Erdha ndryshe!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button