Gjobë në para për një person nga Gostivari i cili akuzohet për përhapje të sëmundjes ngjitëse – brucelozës

Prokuroria Themelore Publike njoftoi se është parashtruar propozim për dënim në para ndaj një personi nga Gostivarit për veprën penale – Transmetim të sëmundjes ngjitëse sipas nenit 205, paragrafi 2 dhe 1 nga Kodi Penal, transmeton Portalb.mk.

“I pandehuri nuk ka vepruar sipas rregullores dhe vendimit të lëshuar nga organit kompetent për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse te kafshët që mund të transmetohen te njerëzit. Gjatë kontrollit në fermën e tij në fshatin Ribnicë të Gostivarit, zyrtarë të autorizuar nga Fakulteti për mjekësi veterinare në Shkup kanë konfirmuar praninë e brucelozës te delet dhe dhitë”, njoftojnë nga Prokuroria.

Prokurori kompetent publik, Gjykatës Themelore në Gostivar i propozoi që të akuzuarit t’i shqiptojë gjobë në para prej 100 gjobash ditore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button