Takimi Dimitrov-Bregu në Beograd, në fokus bashkëpunimi rajonal

Në margjinat e ditës së parë të Forumit për siguri në Beograd, zëvendëskryeministri Nikolla Dimitrov dje zhvilloi takim me sekretaren e përgjithshme të Këshillit për bashkëpunim rajonal (KBR), Majlinda Bregun. Fokusi kryesor i takimit ishte promovimi i bashkëpunimit rajonal si mekanizëm për evropianizimin e rajonit dhe lëvizjen përpara në procesin e integrimeve evropiane, përcjell Portalb.mk.

Zëvendëskryeministri Dimitrov theksoi se iniciativat rajonale janë një segment jashtëzakonisht i rëndësishëm i procesit pasi përfaqësojnë rajonin në një dritë konstruktive.

“Rajoni duhet të veprojë në atë mënyrë që të dërgojë mesazh se me anëtarësimin në BE do të japë më shumë zgjidhje sesa probleme, orientimi drejt së ardhmes në vend të së shkuarës. Lidhja e vendeve të rajonit dhe mbështetja reciproke për arritjen e qëllimeve dhe interesave sjellin përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët, por janë edhe një hap i rëndësishëm strategjik në përmbushjen e angazhimit të përbashkët për një të ardhme evropiane”, deklaroi Dimitrov.

Sekretarja e përgjithshme Bregu theksoi se integrimi evropian i rajonit është vizioni përfundimtar i aktiviteteve të KBR-së dhe nënvizoi kontributin e Maqedonisë së Veriut për prosperitet dhe stabilitet në rajon, i cili duhet të vërtetohet në kuadër të procesit të anëtarësimit pasi dërgon mesazh i rëndësishëm për vendet e tjera.

Takimi shërbeu për të përvijuar progresin e Ballkanit Perëndimor dhe përmbushjen e synimeve strategjike të KBR-së si një platformë për transformimin e reformave të rajonit, si dhe statusin e projekteve specifike. Gjithashtu u diskutuan gjetjet nga numri i fundit i Ballkan Barometër 2021 publikuar në qershor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button