fbpx

David Ames nuk u vra sepse ishte kundër vaksinave

Policia nuk e lidh vrasjen me lidhjet politike të deputetit dhe as me politikat e tij sa i përket KOVID-19, të cilat nuk qenë plotësisht kundër vaksinave pasi ai ishte pro kufizimit të lëvizjes së të pavaksinuarve në situata të caktuara. Motivet e vrasjes janë terroriste dhe në asnjë mënyrë nuk lidhen me disa “satanistë” që vrasin këdo që është kundër vaksinave dhe pasaportave. Në fakt, policia menjëherë vuri në dukje se askush, përveç të dyshuarit, i cili tashmë ndodhet në burg-një person në moshë 25 vjeçare me adresë banimi në Angli, me origjinë nga Somalia, nuk akuzohet për këtë vrasje të shëmtuar, që do të thotë se ka vetëm një, e jo më shumë autorë, shkruan Vërtetmatësi.

Po recenzojmë një postim në Facebook që ka të bëjë me vdekjen e deputetit të Parlamentit Britanik, David Ames.

Satanistët po i vrasin të gjithë politikanët që janë kundër fillimit të ri, naci pasaportave dhe vaksinave, thuhet në postim.

Në këtë mënyrë vrasja e Ames lidhet me angazhimin dhe qëndrimet e tij në raport me pandeminë e Kovid-19. Por, nuk ka kurrëfarë provash e as indicie të cilat do konfirmonin se ato angazhime kundër vaksinimit janë pikërisht motivi i vrasjes së deputetit.

Në 16 tetor, një ditë pas incidentit, nga policia zyrtarisht bënë të ditur se kanë nisur hetime për terrorizëm në rastin e vrasjes së Ames. Indiciet e para flasin për atë se bëhet fjalë për një rrezik potencial nga ekstremizmi islamik publikoi „Reuters“.

I dyshuar është një person në moshë 25 vjeçare me adresë banimi në Britaninë e Madhe, por me prejardhje nga Somalia, që është arrestuar dhe tani ndodhet në stacionin policor në
Essex. Është marrë në pyetje sipas ligjeve për antiterrorizëm dhe besohet se ka vepruar vetëm.

David Ames ka vdekur në vend pas sulmit i cili ka ndodhur në kishë. I dyshuari i ka shkaktuar disa plagë me thikë, ndërsa ekipet e ndihmës së shpejtë nuk kanë arritur t’ia shpëtojnë jetën. Ames ishte 69 vjeç, i martuar, baba i pesë fëmijëve. Deputet në Parlament që nga viti 1983. Policia bëri thirrje që t’i kontaktojë secili person që e ka parë sulmin, secili që ka ndonjë regjistrim nga kamerat e sigurisë, kamerat në makina, ose kamerat që ndodhen në derën e hyrjes.

Ames fliste publikisht kundër implementimit të “mbylljes” së dytë të vendit në nëntor të vitit 2020, mbajtjes së detyrueshme të maskave dhe pasaportat e vaksinimit, por për disa nga masat ai e shprehu mbështetjen e tij. Në 13 korrik Ames votoi pro ligjit qeveritar për shëndetin dhe mbrojtjen sociale, zbatimi i të cilit do fillojë nga 11 nëntori, e i cili do i ndalojë personat e pavaksinuar kundër Kovid-19 të mund të punojnë ose të hynë në shtëpitë e pleqve.

Duke pasur parasysh se policia nuk e lidh vrasjen me lidhjet politike të deputetit dhe as me politikat e tij sa i përket KOVID-19, të cilat nuk qenë plotësisht kundër vaksinave pasi siç mund të shihet se ai ka qenë pro kufizimit të lëvizjes së të pavaksinuarve në situata të caktuara, postimin e vlerësojmë si të pavërtetë. Моtivet e vrasjes janë terroriste dhe në asnjë mënyrë nuk lidhen me disa “satanistë” që vrasin këdo që është kundër vaksinave dhe pasaportave. Në fakt, policia menjëherë vuri në dukje se askush, përveç të dyshuarit, i cili tashmë ndodhet në burg nuk akuzohet për këtë vrasje të shëmtuar, që do të thotë se ka vetëm një, e jo më shumë autorë.

Disklejmer, baner, Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button