Lubjana për “Forbes-in” është qyteti më i gjelbër evropian, 70% e mbeturinave selektohen dhe ka biçikleta falas

Revista Forbes ka bërë një renditje të 20 qyteteve evropiane që janë kryeqytetet më të mira të gjelbërta për vitin 2022. Si edhe në periudhën e kaluar, kryeqyteti slloven Lubjana ndodhet në krye të kësaj liste evropiane, për shkak të një sërë ndërhyrjesh pozitive që kontribuojnë në ruajtjen e mjedisit jetësor, përcjell Portalb.mk.

Edhe pse një nga kryeqytetet më të vogla në Evropë, Lubjana ka mbi 200 km shtigje biçikletash, të cilat ofrojnë transport të zhvilluar me biçikleta për banorët e saj. Sistemi publik i marrjes me qira të biçikletave i lejon popullatës lokale dhe vizitorëve të qytetit të përdorin për një orë pa pagesë një nga biçikletat që disponojnë në pika të ndryshme në të gjithë Lubjanën.

Përveç transportit të gjelbër, Luljana titullin e ka fituar për faktin se 70% e mbeturinave shtëpiake klasifikohet, që është shkalla më e lartë në nivel të BE-së.

Kryeqyteti slloven, shkruan Forbes, është i njohur edhe për zhvillimin e mbi 542 metra katrorë sipërfaqe të gjelbra siç është Shtegu i bletëve. Për shkak të njohjes së saj në turizmin e destinacionit të qëndrueshëm, sipas shembullit të luginave të lumenjve Soçaa, Bohinj, Lashko dhe Idrija, kjo për Forbesin është edhe një arsye tjetër që ta përfshijë Lubjanën lart në listën e saj.

Ndër 20 kryeqytetet më të gjelbra në Evropë janë Helsinki dhe Lahti në Finlandë, Stokholmi në Suedi, Kopenhageni në Danimarkë, Oslo në Norvegji, Nijmegen dhe Amsterdam në Holandë, Berni në Zvicër, Grenoble në Francë, Talini në Estoni, Berlini në Gjermani, Budapesti në Hungari, Vjena në Austri, Madridi në Spanjë, Praga në Çeki, Brukseli në Belgjikë, Parisi në Francë, Londra në Britaninë e Madhe dhe Moska në Rusi.

Kriteret për kryeqytetin më të gjelbër në Evropë të Forbesit janë shumë të qarta: çfarë lloje të transportit publik ka në dispozicion të qytetarëve, sa është përqindja e hapësirave të gjelbra në qytete, cilat janë planet për reduktimin e emetimeve të gazeve serrë, si është cilësia e ajrit, cilat janë investimet në projektet e gjelbërta dhe sa është përqindja e përzgjedhjes dhe riciklimit të mbeturinave komunale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button