Shkup: Zjarri në kazermën e braktisur pranë parkut të qytetit, nuk ka të lënduar

Pasditen e sotme është lokalizuar zjarri i cili ka rënë pak para orës 16 në kazermën ku ndodhej Gjykata për kundërvajtje pranë Parkut të Qytetit. Komandanti i Njësitit Territorial Zjarrfikës të Qytetit të Shkupit, Vladimir Simonovski, ka deklaruar se nuk ka të vdekur apo të lënduar, ndërsa për arsyet ka thënë se është e mundur që shkaktarë të jenë edhe të pastrehët që jetojnë brenda, ose instalimi i vjetër elektrik, transmeton Portalb.mk.

Gjatë përhapjes së zjarrit u dogjën disa baraka të braktisura të gjykatës për kundërvajtje në parkun e qytetit.

Flakët pushtuan shpejt barakat e vjetra. Ai u përhap edhe drejt restorantit Tomçe Sofka. Por, zjarrfikësit nuk lejuan që zjarri të përhapet në hotel nga ku u evakuuan edhe klientët në objekt.

Nuk ka të raportuar për viktima apo të lënduar.

Komandanti i zjarrfikësve Vlladimir Simonovski, tha se zjarri është shuar me gjashtë vetura dhe 20 zjarrfikës. Alarmi për zjarrin ka mbërritur dhjetë minuta para orës katër. Zjarrfikësit gjatë kësaj kohe përveç kaosit në trafuk u përballën edhe me mungesë të ujit, pasi nuk kanë mundur ti gjejnë hidrantët për ujë.

“Ne për këtë problem kemi folur shumë herë, se rrjeti i hidrantëve nuk është shënuar saktë ku mund të mbushim ujë. Të gjithë jetojmë në Shkup dhe e dimë se pas orës 16 qarkullimi i automjeteve është më i rënduar në qytet dhe arritja ishte problem. Kur gjetëm mbushje uji në Ministrinë e bujqësisë, ishte e lehtë puna më tej dhe e shuam zjarrin.” tha Vladimir Simonovski.

Zjarri është përhapur shpejtë, pasi materiali ndërtimor i barakave ka qenë që ndizet shpejtë.

“Bëhet fjalë për llamperi, mureve për ndarje, kompensata dhe letër. Baraka të braktisura. Shkaqet nuk mundemi t’i dimë pasi edhe ju e shihni se nga shpejtësia e zjarrit baraka u dogj deri në fund, ndërsa shkaktarë mund të themi se mund të jenë edhe të pastrehët që jetojnë brenda, ose instalimi i vjetër elektrik, mund të ketë pasur ndonjë shkëndijë dhe të ndizet.” tha Vladimir Simonovski.

Një pjesë e barakave që u dogjën janë në pronësi të Gjykatës penale.

LEXO: Zjarr i madh kaploi barakat afër parkut të Shkupit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button