Të premten promovohet “Arkivat e të Padukshmeve” – botim, konferencë dhe ekspozitë për gratë në histori

Të premten (29 tetor), me fillim nga ora 13, në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare “Shën Klimenti i Ohrit” – Shkup, Qendra për Hulumtim të Nacionalizmit dhe Kulturës (QHNK) do të promovojë botimin, si dhe do të mbajë konferencë e ekspozitë me fokus gratë në historinë dhe historiografinë e gruas në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore, transmeton Meta.mk.

Ngjarja do të fillojë me promovimin e botimit “Arkivat e të padukshmeve: Gratë nga e kaluara e Maqedonisë në shtypin ndërmjet dy luftërave botërore”, që ofron tekste origjinale dhe një bibliografi të sistematizuar për paraqitjen dhe dukshmërinë e grave në median e shkruar. nga periudha ndërmjet luftës.

Publikimi u përgatit nga një ekip prej tetë studiuesish, edhe atë Nada Boshkovska (bashkëpunëtore eksperte/parathënia), Zdravko Stojkoski (konteksti historik), Ivana Haxhievska (aspekte të historisë së grave në shtypin e hulumtuar), Manja Veliçkovska dhe Frosina Krushkarovska (aspekte letrare), Marina Mijakovska (hartuese e bibliografisë), Jana Kocevska (përpiluese e regjistrit të emrave të femrave) dhe Biljana Kotevska (doracak me rekomandime për politika ndërinstitucionale). Redaktore të botimit janë Ivana Haxhievska dhe Jana Kocevska nga QHNK – Shkup.

Menjëherë do të pasohet edhe konferenca me temën “Përvojat rajonale në arkivimin dhe studimin e historisë së grave në kulturën e shtypur – mënyrat e ruajtjes dhe ndarjes”, ku do të marrë pjesë Nada Boshkovska – profesoreshë në Katedrën e Historisë së Evropës Lindore në Universitetin e Cyrih, Ana Kollariq – asistente në Departamentin e Letërsisë së Përgjithshme dhe Krahasuese dhe Teorisë së Letërsisë në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Beogradit, Ivana Panteliq – bashkëpunëtore në Institutin e Historisë Bashkëkohore në Beograd dhe Manca G. Renko – asistente në Fakultetin e Shkencave Humane në Universitetin e Lubjanës. Moderatore e konferencës është Ana Vasileva.

Gjatë gjithë ditës së premte, më 29 tetor, në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare, të pranishmit do të kenë mundësinë të shohin ekspozitën e artistes pamore Hristina Ivanoska me temën “Muzeu i tregimeve të grave” i filluar në vitin 2015.

Ngjarja organizohet në kuadër të projektit Arkivi i të padukshmeve, i mbështetur nga Fondacioni Hajrih Bel, Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qyteti i Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button