Ra opsioni Arabi Saudite, ja ku do të zhvillohet Superkupa e Italisë

Edhe për këtë edicion Superkupa Italisë do të luhet në gadishullin Apenin dhe jo në Arabinë Saudite siç ka ndodhur shpesh në vitet e fundit, raporton SS. Ashtu siç ndodhi me Juventus-Napoli edicionin e shkuar që u luajt në Mapei Stadium, këtë herë liga italiane e futbollit ka zgjedhur San Siro për supersfidën Inter-Juventus, sfidën mes kampionëve të Italisë dhe fituesve të Kupës.

Superkupa e Italisë një ekskluzivitet i Digitalb dhe Supersport deri në vitin 2024 për edicionin e vitit 2021 do të zhvillohet mes dative 5 dhe 12 janar të vitit të ardhshëm pikërisht në Milano në shtëpinë e Interit.

Më shumë gjasa ka që të zhvillohet në datën 12 janar kur të gjithë tifozët të jenë kthyer nga pushimet e Krishtlindjes pasi liga e futbollit kërkon që stadiumi San Siro të jetë i mbushur në kapacitet të plotë ndërkohë që edhe dy skuadrat nuk kanë impenjime të tjera në këtë datë. Liga italiane e futbollit në fakt ka arritur një marrëveshje me arabo-sauditët që Superkupa e Italisë të luhet në Riyad por këtë edicion kontrata nuk është firmosur ende dhe me siguri në Lindjen e Mesme do të zhvillohet gjatë viteve në vazhdim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button