fbpx

Në Dibër dhe Shuto Orizare do të përsëritet votimi i rrethit të parë

Votimi në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit në vendvotimin 0543 në Dibër, për zgjedhje të anëtarëve të Këshillit të Komunës dhe për kryetarin e Komunës dhe në vendvotimin 2957/1 në Shuto Orizare për zgjedhje të anëtarëve të Këshillit, kryetarit të komunës, por edhe për Qytetin e Shkupit, do të përsëritet. Ky është vendimi që është miratuar njëzëri në seancën e 34-të të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, njofton Portalb.mk.

Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski rikujtoi se Gjykata Administrative miratoi dy padi, për vendvotimin 0543 në Dibër dhe 2957/1 në Shuto Orizare. KSHZ në bazë të këtyre dy padive miratoi vendim për përsëritjen e votimit, duke e pasur parasysh që numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në këto vendvotime, ndikon në rezultatet e përgjithshme në këto komuna.

Anëtarët e KSHZ-së, njëzëri e miratuan propozim-konkluzionin për plotësim e konkluzionit për deklarim të rezultateve përfundimtare nga votimi për zgjedhje të anëtarëve të këshillave të komunave dhe Këshillit të Qytetit të Shkupit, kryetarëve të komunave dhe kryetarit të Qytetit të Shkupit, të mbajtur më 17 tetor të viti 2021.

Anëtarët e KSHZ-së njëzëri e kanë miratuar edhe propozim-udhëzimin për ndryshim dhe plotësim të udhëzimit për fletëvotime të vlefshme dhe pavlefshme.

Në seancë janë shqyrtuar dhe miratuar katër akreditime për vëzhgim të zgjedhjeve, nga Ambasada e Amerikës në Shkup për dy persona dhe nga një nga OSBE/ODIHR dhe nga Shoqata “Federalistët e Rinj Evropian”.

Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, në rrethin e parë, VMRO-DPMNE fitoi 22 komuna, LSDM 9 dhe BDI 3. Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale mbahet më 31 tetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button