UNSHM: Kërkojmë nga kandidatët e Shkupit transport falas për të gjithë gjimnazistët

Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme (UNSHM) njofton se ka kontaktuar me kandidatët për kryetar të Shkupit, të cilët garojnë në raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale 2021, për të zgjidhur problemet me të cilat ballafaqohen nxënësit e shkollave të mesme lidhur me transportin publik, transmeton Portalb.mk.

“Konkretisht, Unioni i Nxënësve të shkollave të mesme kërkon transport falas për të gjithë gjimnazistët pavarësisht nga lloji i shkollës që ndjekin, si dhe gjatë gjithë vitit kalendarik dhe jo si më parë vetëm gjatë vitit shkollor. Duam të theksojmë se gjimnazistët nuk shkollohen vetëm gjatë vitit shkollor, dhe mosha e shkollës së mesme zgjat vetëm 4 vjet dhe është shumë e rëndësishme në këtë periudhë që nxënësit të kenë të gjitha përfitimet për t’u zhvilluar, maturuar dhe mësuar sipas moshës dhe nevojave të tyre” thuhet në kumtesën e UNSHM.

Nga kjo organizatë lajmërojnë se kanë dorëzuar një Memorandum të Mirëkuptimit prej 6 pikash në adresat zyrtare të kontaktit të dy kandidatëve për nënshkrim.

“Kërkojmë nga ata që të angazhohen për përmbushjen e tyre nëse marrin mbështetje për të menaxhuar qytetin e Shkupit. Presim që të dy kandidatët të nënshkruajnë një Memorandum të tillë sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që gjimnazistët, prindërit dhe mësuesit e tyre të jenë të sigurt se ky problem i kahmotshëm i gjimnazistëve dhe përdorimi i tyre i transportit publik do të zgjidhet shumë shpejt.” thuhet në kumtesën e UNSHM.

MEMORANDUMI I PLOTË:

TRANSPORTI PUBLIK I PARAQITUR PËR TË GJITHË NXËNËSIT E SHKOLLAVE TË MESME

Me këtë dokument, kandidatët për kryetar të qytetit të Shkupit zotohen/angazhohen se do të vendosin transport publik falas për të gjithë gjimnazistët gjatë gjithë vitit, gjegjësisht 12 muaj, me të cilin do të korrigjohet padrejtësia në sistemin ekzistues të mbështetjes për nxënësit e shkollave të mesme, si dhe të kenë parasysh dimensionin ekologjik. Për këtë qëllim mbështes 6 (gjashtë) pikat e mëposhtme të propozuara nga Unioni i Nxënësve të shkollave të mesme dhe angazhohem për zbatimin e tyre.

  1. Transporti të jetë falas për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme. Deri më tani ka pasur diskriminim në bazë të llojit të shkollës (publike apo private). Kjo nuk duhet të jetë baza për dhënien e të drejtës për transport falas. Nxënësi i shkollës së mesme është nxënës i shkollës së mesme.
  2. Distanca mes shtëpisë dhe shkollës të eliminohet si kusht për marrjen e të drejtës për transport falas.
  3. Transporti publik të jetë falas gjatë  pushimeve, pra gjatë gjithë vitit kalendarik. Viti ka 12 muaj, jo 9. Gjimnazistët nuk shkollohen vetëm gjatë vitit shkollor dhe mosha e shkollës së mesme zgjat vetëm 4 vjet.
  4. Inicim i ndryshimeve në rregulloret ekzistuese, nëse është e nevojshme, për ti arritur këto pika.
  5. Realizimi i transportit të drejtë dhe falas me autobus nëpërmjet kartës vjetore të autobusit që do t’i përkasë çdo gjimnazisti.
  6. Bashkëpunimi me njësitë e tjera të vetëqeverisjes lokale, përmes BNJVL-së dhe pushtetit qendror me synimin përfundimtar – sigurimin e transportit falas të autobusëve ndërqytetarë në mbarë vendin për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button