Akuzë e rëndë nga Turqia për shortin e Champions (VIDEO)

Një akuzë e rëndë vjen në drejtim të Uefa-s, nga një ish gjyqtar ndërkombëtar, turku Ahmet Cakar, i cili sulmoi qeverinë e futbollit europian se manipulon shorteun e Champions Ligës, për të mos lejuar që skuadrat e mëdha të mos përballen me njëra-tjetrën.

Ish-gjyqtari e bëri të ditur akuzën e tij gjatë një emisioni në Turqi, ku u shfaqën gjithashtu dhe pamje të sekretarit të Uefa-s, Xhani Infantino, që lëviz vazon e goglave përpara startit të shortit. Sipas Cakar, manipulimi i shortit bëhet nëpërmjet vibrimit të goglave, dhe lëvizja e Infantinos, bëhet për të vendosur në vibrim goglat e nevojshme.

Gjyqtari turk theksoi se në manipulim janë përfshirë dhe personat që tërheqin goglat, të cilët mbajnë në duar objekte metalike, të cilat thithin golat që vibrojnë. Sipas tij ky sistem është i pagabueshëm dhe nuk është rastësi që shorti i 1/8, ishte identik si ai që u hodh në provën e një dite më parë gjatë muajit Dhjetor.

Turku akuzoi gjithashtu dhe Stiv Mekmanaman dhe Patrik Klajvert që ishin dy njerëzit, që tërhoqën goglat për shortin e Champions dhe Europa ligë. Sipas Cakar, Uefa kërkon që skuadrat e mëdha të mos përballen me njëra-tjetrën dhe kompeticioni të bëhet më tërheqës, dhe në fakt në cerekfinale nuk pati asnjë përballje të skuadrave nga i njëjti vend, dhe gjithashtu dhe dy pretendentët kryesore Reali dhe Barcelona nuk u shortuan me njëri-tjetrin.

Për momentin Uefa nuk është prononcuar lidhur me këtë fakt, por lëvizja e vazos nga sekretari Xhani Infantino krijon jo pak dyshime, aq më tepër që ajo bëhet pikërisht në momentin kur shorti pritej të fillonte.

Lajme të ngjashme

Back to top button